Shkurt.ch
Chur: Një merimangë prej gome mobilizon policinë!
Por, shpejt u konstatua se merimanga përveç se kishte qenë një imitacion, po ashtu nuk i takonte llojit helmues të tyre
Një alarm për merimangat e mëdha helmuese ka mobilizuar dje në Chur të Graubündenit jo vetëm policinë por janë thirrur për ndihmë edhe ekspertët e merimangave!
Një punëtor i një firme të atjeshme e ka ngritur alarmin kur ka parë nën një grumbull drush një merimangë të tillë, të njohur si helmuese. Por, kur patrulla e policisë dhe eksperti filluan “aksionin”, shpejt u konstatua se merimanga e frikshme kishte qenë një imitacion, lodër prej gome! Dhe jo vetëm kaq: merimangat e tilla edhe të gjalla, nuk i përkisnin llojit të merimangave të rrezikshme.
Sidoqoftë, specialisti i merimangave e shfrytëzoi këtë aksion që t`u japë të pranishmëve një leksion të shkurtë rreth asaj se si duken dhe si mund të kapen merimangat e mëdha helmuese.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme