Fotolajmi
Chur: Bie në lumë duke bërë selfi
Një turiste 26-vjeçare nuk do ta harrojë kurrë “selfin” e fundit që e bëri në Chur/Coire. Ajo është rrëzuar në lumin Rhin ndërsa ishte duke e fotografuar veten me telefonin e saj. Për fat të mirë, ajo nuk është lënduar dhe ka arritur të kapej në një shkëmb. Më pas, një helikopter ka shkuar ta shpëtojë.
Incidenti ka ndodhur nën një urë mbi lumin Rin, ka bërë të ditur policia e qytetit të Chur/Coire në deklaratën e saj. Gruaja e re ka humbur ekuilibrin ndërsa përpiqej ta fotografonte veten me lumin në sfond para se të binte në ujë. Ajo është bartur nga uji për rreth një kilometër para se të arrijë të ndalej në një shkëmb, duke pritur për ndihmë.
Helikopteri Rega ka arritur ta shpëtojë pas pak kohe. Turistja e re nuk është lënduar dhe pas një kontrolli të shkurtër mjekësor është kthyer në shtëpi.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra