Shkurt.ch
Christoph Mörgeli para kontradiktave madhore
E përditshmja autoritative "Tagesanzeiger" kushton një editorial kritik ndaj politikanit të mirënjohur të SVP-UDC
Javën e kaluar gazeta “Weltwoche” e varrosi sërish “sëmundjen e shpikur”: traumën e përplasjes (që shkaktohet sidomos pas ndeshjeve automobilistike, pa shkaktuar thyerje apo dëmtime të tjera fizike, pra pa dëmtime të kafkës, të trurit, të palcës kurrizore apo të boshtit kurrizor, por që manifestohet me marramendje, me dhembje qafe, me pasiguri në të ecur etj. – plotësim i përkthyesit).
Ishte një konfirmim i vonuar përmes një aktgjykimi të Gjykatës Federative të vitit 2010, e cila, në sytë e të gjithë atyre që traumën e përplasjes e konsideronin si një hipokondri gjyqtarësh, e korrigjonte një aktgjykim “të gabuar” të vitit 1991.
Por “Weltwoche” kishte diç më të rëndësishme për të trajtuar: mësyemjen ndaj kolumnistit të saj të njohur Christoph Mörgeli, i cili qenka bërë ” cak i një fushate të organizuar tinëzare”. Ç’është e vërteta, Universiteti i Cyrihut, përmes largimit nga puna të historianit të mjekësisë Christoph Mörgel-it, nuk po krijon përshtypjen shumë të mirë. Dhe, është leht e mundur që rektoratit në vend se motive profesionale t’i mveshen motive politike.
Kështu nuk pandeh vetëm e njëanshmja redaksia e “Weltwoche-s”, por bile edhe dyshuesi socialdemokrat Jean Ziegler, i cili politikisht nuk do të duhej t’i qëndronte larg Mörgeli-t. “Duhet respektuar liria akademike”, i tha ai “Sonntagzeitung”, “edhe liria e kundërshtarit”. Dhe “një profesor s’mund të trajtohet kështu”.
Por t’i kthehemi temës së filluar: a e dini se kush kishte ende kohë javën e kaluar të ironizonte me gjoja traumën e përplasjes? Vetë Christoph Mörgeli. Ai, siç bën të ditur “Tages Anzeiger”, një ditë para se t’i behej me dije pushimi nga puna, kishte ftuar në një ligjëratë të tij mjekun e njëanshëm të SUVA-s, Erich Bär. Siç është e zakontë, me këtë rast foli kryesisht mysafiri. Bär tregoi “groteska” se si dikur iu desh të ekspertizonte simulantë të vërtetë traumpërplasës.
Sekundant në ligjërimin e tij, Bär kishte Mörgeli-n, i cili në vitin 2008, në një aksident automobilistik, për një qime floku shpëtoi nga një tetraparalizë (paralizim i të katër gjymtyrëve -përkthyesi!). Fat? Në sytë e tij ishte me gjasë burëri. Gjithsesi, përkundër traumatizuesve të tjerë përplasës, ai nuk kishte “simptome”, ligj eronte nga katedra Mörgeli, ” s’kishte paraqitje lodhjeje, s’kishte dhembje koke”. Bukur për të.
Dhembje koke po i paraqet Mörgeli-t “mobingu” në universitet. Me ketë rast duhet përkujtuar atij se “Weltwoche” e tij ia përshkruan pikërisht mobingun, pra një “sëmundje që nuk ekziston”. Artikulli më i ri mbi mobingun flet për atë se si për valën e ardhshme të gjoja të sëmurëve do të jetë përgjegjës si mobingu, ashtu edhe bornout-i.
Ah, po, bornout-i. Ylli i ri i SVP-së, Natalie Rickli, gjendet në trajtim mu për shkak të bornout-it. Asaj i dëshirojmë përmirësim të shpejtë. Por asaj nuk i dëshirojmë që t’i bie në dorë një kolumne e kolegut të saj partiak Mörgeli. ” zero inspirimi po bëhet bornout”, në të cilin ai shkruante se ” Na u dashkan forca të tilla drejtuese?! Nëse ka nevojë, atëherë më mirë të qëndrojmë vetë në dhomën e nxehtë e të tjerët ta tërheqin karrocën nga balta”. Bile edhe për vetë “Weltwoche-n” budallallëqet e tilla janë bërë të përtashme. Javën e kaluar raportonte vetë se “Këhilltari nacional Mörgeli flet për mobing”. Edhe mobingu, si edhe sëmundja e shpifur bornout, është një term me të cilin tallej SVP-ja. Sinqerisht çarmatosëse. Edhepse këshilltarja nacionale Nathalie Rickli do të duhej t’ ishte mirënjohëse kësaj “sëmundjeje të shpifur”.
Por ky është edhe problemi kyesor i kësaj partie dhe i vendeve që ajo ju përkushtohet: kush tregon dobësi, kush sëmuret, kush tregohet i pamjaftueshëm, qesëndiset (kunjohet) apo dyshohet si mashtrues. Dhe rrethi më i brendshëm i SVP-së lufton për trajtimin e padrejtë që i bëhet birit të saj?! Si luanesha për të birin?! Një fushatë e çuditshme solidariteti që po has në veshë të shurdhër?!
Dhe atë së pari në partinë e tij. Në “Lichtensteiner Vaterland” (“Atdheu lihtenshtajnas”) shkruante se kolegët partiakë po reagojnë me indiferencë ndaj problemit të Mörgeli-t. Në rastin më të keq bile në mënyrë argëtuese. Për këtë nuk flet vetëm shakaja tashmë e bërë publike e Toni Bartoluzzi-t se Mörgeli duhet të japë dorëheqje dhe të shkojë e t’ua ” shkundë pluhurin eshtrave”. Jashtë partisë së tij, përveç përjashtmit domethënës të Jean Ziegler, historiani kontraverz i mjekësisë është lënë relativisht i vetëm.
Nuk është çudi. Kolumna e fundit e Mörgeli-t, e botuar në ditën e largimit të tij nga puna, është e pabesueshme. Edhe pse në humnerë profesionale ai hedh vrerë pa kurrfarë shkaku skandaloz mbi “maxhën ushqyese të teorikëve të punës” – sindikatat. Dhe më tej ndaj kolegut të Kuvendit, Balthasar Glättli, i të “Gjelbërve, “në të dyzeta dhe student i përjetshëm pa diplomë” , i cili ” në tregun e rregullt të punës do t’ia dilte me vështirësi”. Kështu thotë Mörgeli nëpunësi i përjetshëm shtetëror për Glättlin themeluesin e dy firmave. Dhe, duke qenë aty pranë, Mörgeli e tall edhe kryetaren e VPOD (sindikata e shërbimeve – përkthyesi), Katherina Prelicz – Huber, profesoreshë për punë sociale në Shkollën e Lartë të Lucernit, të cilën ai e nuk e quan “profesoreshë”, por “mësuese”. Kështu shthurë gojën, profesor Mörgeli, tashmë i dëbuar.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve