Shkurt.ch
Christoph Blocher kundërsulmon
Për Këshilltarin nacional të SVP-UDC-së, vendimi i Komisionit parlamentar federal në favor të tij është definitiv
Në një letër dërguar kryetares së Komisionit të çështjeve juridike në Këshillin e Shteteve, Anne Seydoux (CVP-PDC), deputeti Christophe Blocher vë në pah argumentin sipas të cilit komisionet parlamentare nuk kanë kompetenca për ta bërë dallimin për periudhat që i paraprijnë apo i pasojnë betimit në parlament më 5 dhjetor 2011.
Christoph Blocher është nën hetime për tentim të shtyrjes së dhunimit të sekretit bankar gjatë datave 3 dhe 27 dhjetor 2011 dhe mbi këtë hetuesi është ngritur procedura për heqjen e imunitetit në cilësinë e deputetit.
Blocher dyshohet të ketë shtyrë avokatin (si dhe deputetin e SVP-UDC) Hermann Lei që t’ia transmetojë një gazetari të dhënat bankare për ish-kryetarin e Bankës Nacionale Zvicerane (BNS), Philipp Hildebrand, i cili pastaj u desh të japë dorëheqje. Sipas udhëheqësit historik të SVP-UDC-së, organet e hetuesisë së Cyrihut nuk a kanë bërë këtë dallim, prandaj edhe nuk ka arsye që Komisioni i Këshillit të Shteteve ta bëjë këtë.
Për Christoph Blocher vendimi i të enjtes i Komisionit të Këshillit Nacional Federal (Dhoma e Ulët) në favor të tij është definitiv, i përmbledh dy periodhat në fjalë (para dhe pas betimit) dhe se është përfundimtar. Sipas tij, Komisioni i Këshillit të Shteteve (Dhoma e Lartë apo Dhoma e Kantoneve) nuk ka arsye të prononcohet të hënën që vjen, ashtu siç është paraparë.
Mirëpo, paraprakisht, të dyja komisionet e parlamentit kishin rënë në ujdi se asnjë parlamentar nuk është i mbrojtur për akte që i paraprijnë betimit të tij.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës