Shkurt.ch
Christian Levrat dëshiron të refuzojë marrëveshjet tatimore
Kryetari i Partisë Socialiste do të refuzojë marrëveshjet tatimore me Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Austrinë, marrëveshje që Parlamenti duhet t’i ratifikojë ditët e ardhshme.
Presidenti i PS-së ka ndryshuar mendjen e tij për marrëveshjet tatimore me Shtetet e Bashkuara.
Christian Levrat do të përpiqet të bindë grupin socialist për të përkrahur SVP-UDC-në, duke iu bashkuar grupit kundër, dhe këtë kryesisht për arsye taktike.
Por, në qoftë se SVP/UDC vlerëson se këto marrëveshje shkojnë tepër larg sa u përket koncesioneve të dhëna nga Zvicra, Christian Levrat mendon krejtësisht ndryshe. Ai mbështet shkëmbimin automatik të informacioneve. Këshilli Federale duhet të tregohet proaktiv në negociatat me BE-në, ka thënë ai për gazetën “Sonntags Zeitung”.
Një qëndrim i tillë i Zvicrës do të mundësojë atë “për të marrë koncesione nga BE-ja në Bilateral III në lidhje me çështjet e energjisë, të taksave të kompanive ose të çështjeve institucionale”, thotë Christian Levrat. Nëse mbesim në situatën aktuale, Zvicrës do t’i duhet një ditë të pranojë shkëmbimin automatik të informacioneve, por “pa fituar asgjë me këtë shkëmbim”, ka thënë ndër të tjera z. Levrat.
Christian Levrat tha se Shtetet e Bashkuara, OECD dhe BE shkëmbimin e informacioneve tashmë e kanë pranuar sikur standard.
E përditshmja “Le Matin” thekson faktin se presidenti Levrat ka ndryshuar mendjen e tij rreth marrëveshjeve tatimore me Shtetet e Bashkuara. Ndërsa SP-PS-i ishte kërcënuar fillimisht, duke thëne se do lidheshin me SVP-UDC-në për të prishur këtë projekt, Levrat kishte lobuar në favor të kësaj marrëveshjeje. “Për të pavendosurit, unë them se është një strategji politike e gabueshme”, pati pohuar ai.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës