Lajme

Chloé, vogëlushja e Instagramit me mijëra ndjekës

Është vetëm 2 vjet e gjysmë, por Instagrami i saj po bën bujë me fotot e saj

Është vetëm 2 vjet e gjysmë, por Instagrami i saj numëron mijëra ndjekës. E kjo e gjitha erdhi si rezultat i pamjes së saj simpatike dhe stilit të veshjes. Ani pse fëmijë, Chloé është e dhënë pas fotove dhe veshjeve unike, që e bëjnë atë të dashur për ndjekësit e saj.

Por, kush është, në fakt, Chloé?

Ajo është mbesa shqiptare, e cila jeton në St.Gallen, por me origjinë është nga Spanja. Nëna e saj është Sadetja, shqiptare nga qyteti Bajram Curri, ndërsa babai i saj është Carlos nga Spanja.

 

 

Chloé shquhet për veshjet e saj të shumëkomentuara nga audienca në Zvicër. Për “lukun” e saj përkujdeset nëna, e cila me plot shije e bën zgjedhjen e veshjeve të trendit të fundit në tregun e modës.

Emri Chloé ka disa kuptime në gjuhë të ndryshme, në fakt, por ajo më kryesorja është “Florecimiento” që do të thotë e lulëzuar, mbrojtëse dhe emocionale.

Sadetja tregon për revistën Albinfo.ch se Chloé është një fëmijë i mbarë dhe me plot pasion për veshje.

“Chloé është një fëmijë shumë i bindur dhe nuk e kam pasur shumë të vështirë t’ia realizoja fotografitë në pak kohë. Ajo, në fakt, vetë ka dëshirë për foto, kështu nuk i kam marrë asnjëherë kohë nga aktivitete e saj, nga gjërat që ajo i pëlqen të bëjë”, tregon ajo.

 

 

Për pak kohë ajo ka krijuar profilin e saj, në të cilin hedh materiale të ndryshme, si foto, video, jetën e saj të përditshme etj. Po ashtu, reklamon shumë veshje të butiqeve për fëmijë në Zvicër. Ajo ka marrë edhe disa oferta dhe shumë shpejt pritet të nënshkruajë marrëveshje me disa firma veshjeje.

 

 

Chloé tani më po ndiqet nga mijëra ndjekës në rrjetin social Instagram dhe në postimet e saj ka grumbulluar mijëra pëlqime dhe qindra komente nga më pozitivet.

“Chloé-n e kam sjellë në stile të ndryshme veshjeje, kam eksperimentuar për të parë se te cili stil qëndron ajo, por të them të drejtën, te të gjitha stilet e kam gjetur Chloé-n. Kjo gjë nuk më ka kufizuar në zgjedhjen e veshjeve për të. Komentet që marr për Chloé-n janë të gjitha shumë pozitive. Shumë më shkruajnë. duke më thënë që goca ngjan si fëmije Kardashian, duke u bazuar dhe në tiparet e saj të theksuara. Pastaj Chloé është një mix shumë i bukur shqiptaro-spanjolle”, shprehet e ëma e saj për Albinfo.ch.

 

 

Chloé pëlqen shumë street-style si dhe rrobat që kanë personazhet “Disney”, sidomos ato me Minnie Mouse. Në shijen e saj nuk mungojnë edhe veshjet “class” nga Versaçe, Gucci, Prada etj.

Ajo ani pse 2 vjeçe, është shumë kurioze dhe do çdo gjë që është e bukur dhe argëtuese për të. Është shumë e dhënë pas pikturës dhe frekuenton shumë kopshtet zoologjike, ndërkohë që pishinat janë një ndër aktivitetet e saj të preferuara.

 

 

Chloé e do Shqipërinë dhe ka raporte të ngushta me gjyshërit e saj shqiptarë

E pyetur nga Albinfo.ch se sa shpesh Chloé e viziton familjën e saj në Spanjë dhe Shqipëri, mamaja e saj tregon se për shkak të situatës pandemike, në Spanjë kanë qenë vetëm një herë.

“Në Shqipëri kemi qenë disa herë, sepse masat ishin më të lehta si dhe Chloé e do shumë Shqipërinë dhe ka një raport shumë të ngushtë dhe të veçantë me gjyshërit atje”, përfundon Sadetja.