Uncategorized
Vrasësi i dyfishtë “Chico” duhej të mbronte gruan kosovare nga ish burri
E ndjera Lezime K. bleu qenin "Chico" për t'u mbrojtur nga ish burri që e sulmoi me sëpatë, shkruan së fundi "bild.de..
Qeni i shtëpisë i racës Staffordshire-Terrier me emrin “Chico”, i cili para dy ditësh vrau Lezime K. (52 vjeçe) dhe të birin e saj Liridon K. 27 vjeç, është dërguar në srehimoren e kafshëve në Hanover. Ai ndan një hapësirë prej 12 metrash katrorë.
“Momentalisht është i qetë, ndonjëherë apatik e i frikësuar dhe duket se nuk po e kupton botën,” tha shefi i strehimores së kafshëve Carsten Frey (49), shkruan bild.de. Megjithatë ky qen është një vrasës dhe sipas gjitha gjasave do eutanizohet. Por fillimisht pritet obdukcioni i viktimave.
Historia e dhimbshme familjare
“Chico” ka jetuar tetë vite së bashku me Lezime K. (52 vjeçe) dhe të birin e saj, 27 vjeç në një banesë me katër dhoma në Hannover. 52 vjeçarja kishte frikë nga ish burri i saj. Sepse ai është fajtor, që ajo qëndronte në karrocë.
Çfarë kishte ndodhur?
Në 23 maj 2005 nëna e katër fëmijëve kishte ardhur mbasdite nga marketi. Pak hapa larg shtëpisë së saj ajo sulmohet me sëpatë.
Ajo mbijetoi për pak, por jo pa pasoja. Prej atëherë qëndronte në karrocë dhe kujdesej për veten. Ish burri i saj, më vonë u arrestua dhe për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë” në dhjetor 2005 u dënua me dhjetë vjet burg. Ai kreu vetëm dy të tretat e dënimit. Kur ndodhi lirimi i tij në 2012, familja mori qenin “Chico” për mbrojtje. Sipas fqinjëve, vetëm rallë e kishin parë Liridonin të dalë me “Chico”. Fqinjët mendojnë se gruaja e hendikepuar dhe i biri i saj i shtatanik (me trup të pazhvilluar) ishin të mbingarkuar me përkujdesjen për qenin.
Qentë e racës Staffordshire Terrier konsiderohen si jashtëzakonisht të fuqishëm, luftarakë dhe të patrembur.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje