Futboll

Chelsea po e vëzhgon yllin e Kosovës

Viti 2018 ishte i shkëlqyeshëm për Arbër Zenelin. Ai u zgjodh futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin e kaluar, shkëlqeu me Heerenvenin dhe Kosovën.

Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga skuadrat e njohura evropiane.

“Sky Sports” në Angli raporton se, në garë për të së fundmi është edhe skuadra e Chelseat.

Gjithnjë sipas mediave angleze, ai mund të kalojë në Chelsea për pesë milionë funte.

Të dielën agjentë nga shumë skuadra të njohura, si Galatasaray dhe Chelsea do të kenë specialistët e tyre për ta ndjekur nga pranë ndeshjen ndaj Ajaxit, e cila do të jetë një test për të treguar se ai është një ndër futbollistët më të rëndësishëm te Heerenveen.