Kuriozitete
ChatGPT vjen në WhatsApp
ChatGPT në WhatsApp është i kufizuar vetëm në pyetje dhe përgjigje me tekst
ChatGPT tashmë është i disponueshëm në WhatsApp. Duke filluar prej ditës së sotme, nëse shtoni ChatGPT në listën e kontakteve mund të filloni të bisedoni me chatbotin përmes aplikacionit të Meta.
Aktualisht ChatGPT në WhatsApp është i kufizuar vetëm në pyetje dhe përgjigje me tekst që do thotë se mungojnë veçoritë Advance Voice Mode ose inputi vizual, por ende përdoruesit do të kenë qasje në modelin më të fundit o1-mini.
Aplikacioni i ri i Nvidia redukton performancën në disa video lojëra
Për më tepër WhatsApp ChatGPT është i disponueshëm kudo ku OpenAI ofron chatbotin dhe nuk nevojitet një llogari. OpenAI po punon për të verifikuar përdoruesit ekzistues përmes WhatsApp edhe pse kompania nuk specifikoi kur do ta implementojë.
Vlen të theksohet se Meta gjithashtu ofron chatbotin e saj në WhatsApp. “Ne sapo kemi filluar ta bëjmë ChatGPT më të aksesueshëm për të gjithë,” tha Kevin Weil, shefi i produktit në OpenAI, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të kompanisë të fushatës 12 Days of OpenAI.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












