Kuriozitete
ChatGPT shënon 1 vjetorin e themelimit, sistemi që lëvizi ekuilibrat botërorë

ChatGPT ka sot njëvjetorin. I hedhur në treg për publikun e gjerë më 30 nëntor të vitit 2022, chat bot-i i furnizuar nga Inteligjenca Artificiale lëvizi të gjitha ekuilibrat e vendosura deri më tani në botë.
Vetëm disa javë pas lancimit të tij, ai u bë aplikacioni me rritjen më të shpejtë në histori, me më shumë se 58 milionë vizita nga mesi i dhjetorit 2022. Kjo shifër u rrit në rreth 1.8 miliardë vizita mujore deri në gjysmën e vitit 2023, dhe kompania pas ChatGPT, OpenAI deklaroi se uebfaqja e saj ishte bërë një nga domeinet më të vizituara në botë, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
ChatGPT po bën të mundur edhe “bisedimin” me të vdekurit
Chatbot-i, duke përdorur të dhëna nga interneti, ofron përgjigje të shpejta, të ngjashme me njeriun ndaj pyetjeve. Mund të shkruajë skenarë, ese, këngë, poezi… Mund edhe t’u tregojë shaka të çuditshme.
Megjithatë, jo gjithçka është me ngjyra kur vjen puna te ChatGPT, vitin e kaluar u regjistruan shumë raste të dezinformimit, thyerje të etikës dhe integritetit akademik në fushën e arsimit.
Nuk mund të lëmë po ashtu pa përmendur se gjithnjë e më shumë studentë përdorin ChatGPT për detyrat e tyre. Aftësia e platformës për të anashkaluar mjetet e zbulimit të plagjiaturës sigurisht që ndihmon.
Deri më tani, konkurrenti më i madh i OpenAI është Google, i cili lancoi Google Bard në mars 2023, një chatbot i drejtuar nga Inteligjenca Artificiale, i lidhur me internetin që mbështet 137 miliardë parametra.
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim Komiteti i referendumit “Jo Ligjit për e-ID” ka njoftuar të hënën se ka mbledhur mbi 60,000...
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Gjeneva e shqetësuar për abuzimin e shurupit me kodeinë nga adoleshentët