Integrimi
“ChangeKultur”, dorë e zgjatur për të rinjtë me sfond migracioni
Projekti “ChangeKultur” në Cyrih mbështet të rinjtë me sfond emigracioni në rrugën e tyre për të arritur qëllimin profesional në Zvicër
Migracioni dhe dallimet kulturore, si dhe keqkuptimet me të cilat ne të gjithë përballemi në përditshmëri, mund të çojnë në kërkesa të tepërta dhe probleme të përgjithshme orientuese të të rinjve në Cyrih, thotë pedagogu Enver Osmani.
Ai këtë projekt e kishte bërë realitet, i nxitur dhe i inspiruar nga historia personale si një i huaj që vjen nga një familje emigrantësh me origjinë nga Maqedonia.
Enver Osmani e ka përjetuar vetë se sa vështirë është ta gjesh veten në çdo aspekt në Zvicër, sidomos gjatë fazës së shkollimit në një familje që nuk ka qenë kompetente dhe e informuar mirë për sistemin shkollor vetëm për shkak të barrierave gjuhësore.
„Nëna ime edhe sot nuk e di gjuhën gjermane, ndërsa babai im ishte i stërngarkuar nga puna, por edhe me veçoritë kulturore që i kishte bartur nga vendi ku kishte migruar, nuk ka pasur edhe mundësi më shumë të interesohet për të ardhmen e fëmijës së tij në Zvicër“, e nis bashkëbisedimin me albinfo.ch Enver Osmani me origjinë nga Gostivari.
“ChangKulture”, sublimim i një përvoje mbi dhjetëvjeçare
Prej atëherë, Osmani kishte menduar se do të ishte mirë që të rinjtë nga familjet me sfond migrimi të kenë një vend, i cili i ndihmon dhe i përkrah në rrugën e zhvillimit dhe integrimit të tyre. Madje, edhe ishte shkolluar pikërisht në këtë fushë, si pedagog social, profesion ky përmes të cilit edhe kishte punuar për 10 vjet në një organizatë në Cyrih, ndërsa më vonë e ka konkretizuar edhe idenë me „ChangeKultur“.
Rastet e të rinjve që adresohen në „ChangeKultur“ në Cyrih vijnë nga institucione të ndryshme, si entet sociale nga kantonet e ndryshme, psikologët e shkollave, shkollat dhe firmat e mëdha zvicerane që punësojnë të rinj me sfond emigracioni. Me dhjetëra raste deri tani kanë kaluar nëpërmjet “ChangeKultur”.
„Bëhet fjalë për raste të rinjsh që përcillen në një periudhë të gjatë kohore deri në përgatitjen e tyre profesionale, të gatshëm për tregun e punës. Të rinjtë në situata krizash të natyrave të ndryshme drejtohen në “ChangeKultur”, e cila ofron një ofertë të larmishme socio-kulturore. Shpesh punëtorët socialë në “ChangeKultur” zëvendësojnë familjet e të rinjve. Zakonisht ata vijnë nga familje ku mungon njëri prej prindërve për shkak të divorceve. Gjendja e tyre është aq e tensionuar saqë prindërit e tyre nuk gjejnë kohë për fëmijët e tyre. Në këto raste rolin e prindërve e marrin entet sociale që i adresojnë ata në organizatat me ekspertë të kësaj fushe, që janë të specializuar me fëmijë emigrantësh“, tregon me pak fjalë për punën që bën “ChangeKultur” në Cyrih drejtuesi i saj, Enver Osmani.
Ka raste kur prindërit janë shumë të interesuar që fëmijët e tyre të jenë të suksesshëm në shkollimin e tyre, por që nuk janë të informuar mirë me sistemin shkollor zviceran.
Fëmijët dhe të rinjtë në udhëkryq
„Kur e përfundon një i ri shkolllimin sekundar, ndodhet në një fazë kur ka nevojë për orientim të mëtutjeshëm shkollor. Qyteti ofron informacione të tilla, por ata që kanë nevojë për ne janë raste më të veçanta, ngase të rinjtë kanë inteligjencën e tyre shkollore, por nuk e kanë përkrahjen e familjes apo edhe në raste më ekstreme, janë në varësi të narkotikëve, nuk janë në gjendje përkohësisht të gjejnë veten. Ne i vizitojmë fillimisht në shtëpitë e tyre për t‘i motivuar tutje, ndërsa më vonë ata vijnë në zyrat tona, ku edhe fillon faza e orientimit, ku mësojmë edhe drejtimin e tyre të dëshiruar dhe përcjellim tutje në zanat apo punë praktike“, tregon pedago social shqiptar për fazat e përcjelljes së të rinjve, duke treguar se ka edhe oferta të tjera plotësuese për ata nxënës që kanë nevojë shtesë në shkollimin e mëtutjeshëm të tyre.
Edhe rrethi nganjëherë ndikon në dekurajimin e formësimit të të rinjve, sidomos shkollat.
„Shumë të rinj demotivohen nga mësuesit e tyre se nuk e kanë këtë njohuri ose atë tjetrën, duke bërë kualifikime të gabuara. Shpeshherë të rinjtë degradohen, duke i orientuar që të bëjnë mësime plotësuese, edhe pse ata mund t‘i befasojnë edhe prindërit e tyre“, tha Osmani, duke mohuar faktin se fëmijët me prindër jo mirë të arsimuar mund të mos jenë të suksesshëm.
Prindërit duhet të kenë edhe qëndrim kritik ndaj shkollës
Ai kërkon që prindërit me sfond emigracioni duhet t‘iu përshtaten rrethanave konkrete të shkollimit për fëmijët e tyre. Të rinjtë mësojnë nga përditshmëria e tyre, duke mësuar edhe nga interaksioni me prindërit.
„Prindërit tanë janë të mbingarkuar, por shumë të motivuar me vullnet për fëmijët e tyre. Nganjëherë ata i besojnë aq shumë sistemit shkollor saqë bëjnë çkado që thotë shkolla. Në fakt, ata duhet të kenë një qëndrim kritik dhe konstruktiv në raport me fëmijët e tyre dhe shkollat“, sugjeron pedagogu shqiptar. Prindërit me origjinë të huaj pozicionohen sipas ekspertit social në dy ekstreme: ose me shkollën, apo veprojnë sipas mendimit të tyre.
Osmani tërheq vërejtjen se më i lehtë është orientimi i të rinjve nëpër firma që të bëjnë zanate, sesa të përfundojnë kualifikimin profesional.
Sociologu me origjinë nga Maqedonia thotë se Zvicra ofron shumë mundësi dhe ka shumë informacione, por arsimimi kufizohet në raport me përgatitjen e tyre shkollore. „Edhe këtu hasim në një konflikt klasik që prindërit i shohin fëmijët e tyre në nivel më të lartë se shkollat“.
Edhe këtu „ChangeKultur“ me zyrën në Cyrih ka luajtuar rolin e ndërmjetësimit mes shkollave dhe prindërve.
Sipas Enver Osmanit, është e dëshmuar se sa më mirë të jenë prindërit të informuar me sistemin shkollor, aq më lehtë integrohen fëmijët e tyre në fazat e mëtutjeshme të shkollimit.
Në fund, drejtuesi i „ChangeKultur“ ka fajësuar sistemin e filtrimit, ku ende nuk mund të plotësohen vende për kualifikim profesional në drejtime, si në ndërtimtari, gastronomi, ndërsa në administratë, zyrë, IT dhe informatikë ka më shumë kërkesa sesa të interesuar.
Pedagogët socialë të “ChangeKultur” në adresën Shaffhauserstrasse 315, në Oerlikon, ofrojnë këshilla profesionale për të rinjtë në familje me sfond emigracioni në disa gjuhë: gjermanisht, shqip, serbo-kroatisht, turqisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.
Shpërputhje në mes të ofertës dhe kërkesës
Drejtuesi i „ChangeKultur“ ka fajësuar sistemin e filtrimit, ku ende nuk mund të plotësohen vende për kualifikim profesional në drejtime, si në ndërtimtari, gastronomi, ndërsa në administratë, zyrë, IT dhe informatikë ka më shumë kërkesa sesa të interesuar.
Këshilla në 7 gjuhë
Pedagogët socialë të “ChangeKultur” në adresën Shaffhauserstrasse 315, në Oerlikon, ofrojnë këshilla profesionale për të rinjtë në familje me sfond emigracioni në disa gjuhë: gjermanisht, shqip, serbo-kroatisht, turqisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?