Futboll

Challandes ofron pesë “zviceranë” për Kosovën

Përveç Alban Pnishit (GC), gjithashtu janë ftuar edhe Benjamin Kololli (Lausanne), Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca (të dy të Luzernit), si dhe Gjelbrim Taipi

Në paraqitjen i tij të parë në fillim të marsit, Bernard Challandes (66) ishte shumë luftarak. Trajneri i ri i Kosovës dëshiron të ndërtojë një ekip fitues për të ardhmen, shkruan e përditshmja zvicerane ‘Blick’.

Të shtunën ai do ta ketë mundësinë e parë për të dëshmuar këtë, përcjell albinfo.ch.

Për dy ndeshjet miqësore kundër Madagaskarit më 24 mars dhe tri ditë më vonë kundër Burkina Fasos, trajneri zviceran ka zgjedhur pesë futbollistë nga Superliga zvicerane.

Përveç Alban Pnishit (GC), gjithashtu janë ftuar edhe Benjamin Kololli (Lausanne), Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca (të dy të Luzernit), si dhe Gjelbrim Taipi. Mesfushori i Grasshoppers më parë ka luajtur për Shqipërinë U21.

Kosova nëntë ndeshje kualifikuese për Botëror, derisa e filloi me barazim ndaj Finlandës.

Për të përmirësuar këto statistika, trajneri i Kosovës, do të mundohet të arrijë rezultate pozitive në këto dy miqësore.

Si për rastësi, ai e kishte filluar aventurën si trajner i Armenisë me fitore ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, 4:3.