Muzikë
Ch-Apen prezanton kulturën dhe traditën shqiptare në Zvicër

Cyrihu ishte adresa e profesionistëve e sipërmarrësve shqiptarë të cilët më 2 mars u mblodhën nën organizimin e Ch- Apen.
Para qindra pjesëmarrësve të profileve të ndryshme, mes tyre artistë, poetë, mjekë arkitektë, inxhinierë e sipërmarrës u prezantua kultura e tradita shqiptare përmes ekspozitave e programit artistik.
Mbrëmjen e ka hapur dhe e ka moderuar aktori i njohur Fatmir Spahiu—Bufi. Kurse një fjalë përshëndetëse ka mbajtur Dr. Gazmend Haliti. Për idenë dhe konceptin e organizates CH-APEN ka folur Dr. med. Fatime Berisha- Imeri, e cila ndër të tjera veçoi rëndësinë e karakterit kulturor që i jep CH-APEN evenimenteve duke promovuar talentet e rinj e duke sjell artin tonë përmes ekspozitave që nuk janë parë deri më tani në eventet e mbajtura në Zvicër. Mes tjerash ajo theksoi që CH-APEN synon të ndjek rrugën e Arbereshëve të Italisë.
Doktor Berisha-Imeri tha „ne duam të jemi Arbëreshet e Zvicrës“.
Nga pjesëmarrësit ekspozitat u vlerësuan lartë. Ndërsa mes tjerash u bë edhe promovimi i dy talenteve të reja: Elmedina Buja me librin „Prekaz- Opferplatz der Freiheit“ dhe Trina Haliti që interpretoi këngën e Skënderbeut „Trim mbi trima Gjergj Kastrioti“
Sikurse ekspozita „Shqipture“ dhe promovimi i dy talenteve të reja lidhen ngushtê me ngjarjet e marsit dhe sakrificës së popullit tonë për të jetuar i lirë e i barabartë me popujt tjerê evropianë.
Një detaj që nuk i mungoi kësaj ngjarje ishte edhe kuzhina tradicionale e shtruar pêr herë tê parê në formën gourmet per mysafirët.
Krejt në fund, organizatorët e Ch-Apen njoftoi për organizimin e radhës i cili mbahet më 8 qershor.
Kjo ngjarje do të jetë edhe më e veçantë duke qenë se organizohet në anije.







VIDEO:CHAPEN VIDEO
E-Diaspora
-
Langenthal: Shënohet 35 vjetori i pajtimit të madh shqiptar në Verrat e Llukës Më 3 maj 2025 në Langenthal (BE), me organizim të Lidhjes Shqiptare në Botë shënohet 35...
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite
-
Nga vizioni, te suksesi: Rruga e Kreshnik Niko Tolajt nga boksi në biznes
-
Remitenca në shtretër të ftohtë
-
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Trajnimi i refugjatëve për t’u bërë asistentë mjekësorë në Ringgenberg Nga gushti, refugjatët do të trajnohen si asistentë mjekësorë në strehimin kolektiv në Ringgenberg. Pas një...
-
Gazi është bërë më i lirë në kantonin Zug
-
Krahasim: Fluturimet u bënë më të lira por çfarë u shtrenjtua?
-
Shkrirja e shpejtë e dëborës në Alpet zvicerane: Turizmi dimëror përballet me sfida
-
A po humbet Zvicra tërheqjen si vend farmaceutik?