Futboll
Çfarë thotë Challandes pas humbjes nga Anglia
Kosova sot është përballur ndaj ish-kampionit të Botës, Kombëtares së Anglisë, e cila e ka mëposhtur Kosovën me rezultat 4-0.
Trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka thënë se pjesa e parë ishte e mirë, por gabimet ndodhën në pjesën e dytë.
“Pjesa e parë ishte shumë e mirë, kreative, pozicionim të mirë, por mungonin ato pasimet, apo gjuajtjet e fundit”, tha Challandes pas humbjes me Anglinë në “Fadil Vokrri”.
Nga ana tjetër, për Ibrahim Dresheviqin, trajneri i Kosovës pati përshtypje të mira, ndonëse tha se ka bërë disa gabime.
“Dresheviqi ka luajtur mirë, por ka bërë edhe gabime, gabime jonormale. Ishte lojë e mirë, si paraqitje e tij e parë. Ai duhet të mësojë më shumë”, u shpreh Challandes.
Më tej, ai tha se shpreson që Kosova do ta arrijë kualifikimin përmes Ligës së Kombeve, por tha me shaka: “Shpresojmë që të mos e kemi më në grup Anglinë”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026