Bota
Çfarë thonë dëshmitarët për aksidentin me helikopter
Hetuesit amerikanë po punojnë për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të helikopterit, që çoi në vdekjen e yllit të basketbollit, Kobe Bryant, të dielën në Kaliforni
Të nëntë njerëzit në bordin e helikopterit humbën jetën, përfshirë vajzën 13 vjeçe të Bryantit, Gianna.
Hetuesit e Administratës Federale të Aviacionit dhe ata të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit pritet të përqendrohen në kushtet e motit dhe dështimet e mundshme mekanike.
Bryant konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e basketbollit.
Ai ka qenë pesë herë kampion i NBA-së (Asociacionit Kombëtar të Basketbollit) dhe ka luajtur për LA Lakers gjatë gjithë karrierës së tij 20-vjeçare, transmeton TCH.
Një peticion online për të përdorur imazhin e Kobe Bryant si logo të re zyrtare të NBA-së u mbështet nga më shumë se një milion njerëz, përcjell albinfo.ch.
Një dëshmitar i aksidentit tragjik të yllit të basketbollit, Kobe Bryant, përshkruante sesi helikopteri i tij u përplas me një kodër në Los Angeles, vetëm disa metra larg tij.
Mjeti ajror ra nga rreth 400 metra lartësi brenda disa sekondave duke vrarë të nëntë personat në bord, përfshi dhe vajzën 13-vjeçare të Bryant, Gianna, zbulojnë hetuesit.
Dëshmitari po shëtiste me biçikletë me një shok kur pikasi helikopterin Sikorsky S-76B në mjegullën e mëngjesit të së dielës. Burri që kërkoi të mbetej anonim, bëri disa foto të pasojave të aksidentit.
“Nga mjegulla e dendur doli një helikopter që binte dhe u përplas në faqen e kodrës rreth 60 metra nga ku ne po qëndronim”, tha ai.
“Ishim aq afër sa mund të ndjenim ajrin e helikave. Mjeti u kthye në një top gjigant zjarri”.
“Një nga dyert e helikopterit ra vetëm disa metra larg nesh. Copa të tij fluturonin ngado”, shton dëshmitari, duke thënë se më pas ata kishin nxitur drejt vendit të aksidentit për të dhënë ndihmë.
“Ishte e qartë që nuk kishte të mbijetuar,” tha ai.
“Nuk e dinim që në të ishte Kobe Bryant, por fakti që helikopteri i rrëzuar ishte lot me njerëz ishte shokues për ne.”
Shkaku
Bota vazhdon të jetë e tronditur nga lajmi i së dielës për aksidentin ajror me helikopter ku humbën jetën legjenda e NBA, Kobe Bryant, vajza e tij Gianna dhe 7 persona të tjerë bashkë me pilotin.
Policia e Los Angelesit vazhdon të jetë në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova për atë çfarë ndodhi në Calabasas dhe gjetjen e trupave të viktimave gjë që u konfirmua nga Jennifer Homendy, anëtare e Bordit Kombëtar të Transportit dhe sherifi i Kontesë së Los Angeles, Alex Villanueva.
‘Skena e aksidentit ishte vërtet e tmerrshme. Ne do të qëndrojmë në të 5 ditë për të mbledhur prova. nuk jemi këtu për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Nuk do ta përcaktojmë atë në vendin e aksidentit’, shprehet Jennifer Homendy.
Homazhet
Homendy theksoi se helikopteri nuk ishte i pajisur me kutinë e zezë, për faktin se ai tip mjeti nuk e kërkonte diçka të tillë. Ndërsa Alex Villanueva theksoi se do të duhet ende kohë për të gjetur trupat e viktimave për shkak të fuqisë së përplasjes së helikopterit dhe terrenit të vështirë, ndërkaq, Philippe Lesourd një pilot dhe instruktor që ka një eksperiencë 29 vjeçare tha për AFP se shkaku i aksidentit mund të ketë qenë mjegulla me pilotin që humbi kontrollin e helikopterit për shkak të vizibilitetit të dobët.
Ndërkaq në Los Angeles, tifozët vazhdojnë të bëjnë homazh për këtë legjendë të NBA pranë Staples Center, ndërkohë që drejtuesit e Ligës Amerikane të Basketbollit vendosën të shtyjë derbin e Los Angelesit mes Clippers dhe Lakers e parashikuar të luhej këtë të martë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjenevë ka kërkuar ndihmë për nxënësit në...
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
-
Jobsmentor.eu, platforma inovative që ndërton ura karriere mes Europës Lindore dhe Perëndimore
Jeta në Zvicër
-
Pak më pak se 30% e njerëzve të larguar nga Ukraina, arrijnë të punojnë në Zvicër Vetëm 29% e ukrainasve në Zvicër kanë një punë, një shifër ende larg objektivit prej 40%...
-
Vera zvicerane nuk do të ndjekë rregullat e BE-së
-
Kantonet zvicerane kanë vrarë 39 ujqër deri më tani këtë vjeshtë
-
Nga sot, ndalohet hyrja në fshatin zviceran, shkak kërcënimet nga rrëshqitja e dheut
-
Pagat zvicerane do të rriten në vitin 2025