Shqipëria

Çfarë tha Rama për marrëveshjen me Italinë lidhur me emigrantët

Është mbajtur sot në Luksemburg konferenca e dytë ndërqeveritar Shqipëri-BE.

Në fjalën e tij në këtë konferencë kryeministri Edi Rama u pyet për marrëveshjen për emigrantët me Italinë.

Ai theksoi se edhe vende të tjera ia kanë kërkuar Shqipërisë këtë marrëveshje, por u bë me Italinë dhe nuk do të bëhet me asnjë vend tjetër për shkak të lidhjes së gjatë dhe të fortë historike dhe aktuale me vendi fqinj përtej Adriatikut.

“Na është kërkuar nga të tjerët dhe kemi thënë jo, gjithkush duhet të kuptojë se marrëdhënia jonë me Italinë është shumë e veçantë, shkon pas mijëra vjet dhe shkon pas në kohë në shumë volume ndërveprimin gjatë 30 vjetëve të fundit që kur dolëm nga regjimi komunist, kur u larguan qindra-mijëra nga brigjet tona dhe Italia hapi krahë për ne, apo kur erdhi të na ndihmonte pas rënies së firmave piramidala dhe pas tërmetit që është fillesa e rindërtimit të kësaj marrëdhënieje kur italianët ishin të parët që na erdhën në ndihmë. Ne nuk jemi vend i BE-s, ne jemi vend evropian dhe kjo nuk është certifikatë e marrë në Bruksel, gjeografia jonë flet shumë për atë që kemi bërë me Italinë”, tha Rama.