E-Diaspora

Çfarë roli ka luajtur nëna e dy adoleshentëve shqiptarë që shkuan në Xhihad ?!

Në arratisjen e rrezikshme të dy adoleshentëve xhihadistë shqiptarë nga Siria, në dhjetor të vitit 2015, dyshohet se nëna e tyre nga Winterthuri ka luajtur një rol qendror.

“Shteti Islamik i ka mashtruar fëmijët e mi”, iu kishte thënë i ati me lot në sy, mediave turke katër vite më parë, informon Albinfo.ch.

Ai ishte nisur për në Turqi për të gjetur dy fëmijët e tij, Visarin, atëbotë 16-vjeçar dhe Editën 15-vjeçare, për t’i kthyer në shtëpi.

Megjithatë, dy adoleshentët me prejardhje nga Kosova, gjatë asaj kohe kanë qenë rrugës për në Siri, ku do t`i bashkoheshin organizatës terroriste SHI dhe sipas deklaratave të tyre”të jetojmë sipas Kuranit dhe Sheriatit”. Babai e humbi shpresën dhe pasnjë jave qëndrimi në Turqi, u kthye në Winterthur.

Një vit më vonë, adoleshentët shqiptarë u kthyen në Zvicër, ku u arrestuan në aeroportin e Cyrihut.

Ndaj tyre, të hënën do të fillojë procesi gjyqësor, për shkellje të ndalesës së bashkëngjitjes në grupet “Al-Kaeda” dhe “Shtetin Islamik”, si dhe të organizatave të ngjashme.

Sipas “Tages-Anzeiger”, gjatë kësaj ngjarje nëna e tyre ka luajtur një rol qendror, informon Albinfo.ch. Sipas kësaj gazete, nëna e tyre kishte shkuar në Siri me një shumë të madhe parashë, në qytetin sirian Menbij dhe është takuar me fëmijët e saj.