Lajme
Çfarë po ndodh me shtatë ambasadorë dhe konsujt e përgjithshëm të Kosovës
Shtatë ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Kosovës po e vazhdojnë punën e tyre, pavarësisht përfundimit të mandatit prej katër vjetëve. Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë në detyrë të Kosovës, ka më gjatë se tetë javë që ka kërkuar tërheqjen e tyre dhe kthimin në Kosovë, por presidenti Hashim Thaçi nuk e ka nënshkruar dekretin, andaj procesi ka mbetur i bllokuar.
Sabri Kiçmari, këshilltar i lartë politik i ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca, thotë se mosveprimi i presidentit e ka bllokuar gjithë procesin. Sipas tij, kompetencat e presidentit të Kosovës në këtë rast janë të precizuara, por edhe të limituara.
“Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës ka kompetenca për të propozuar emërimin dhe tërheqjen nga detyra të një ambasadori. Në rastin në fjalë, pesë ambasadorë dhe dy konsuj të përgjithshëm janë emëruar në detyrë për një mandat katërvjeçar. Sipas Ligjit për Ministrinë e Jashtëm dhe shërbimit diplomatik, ambasadorët politikë mund të qëndrojnë në një mandat katërvjeçar, por jo më gjatë se kaq”, tha Kiçmari për Radion Evropa e Lirë.
Në lidhje me këtë çështje, REL i ka drejtuar pyetje edhe Zyrës së Presidentit të Kosovës, por ajo nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.
Ndërkaq, kohë më parë, gjatë një konference për gazetarë, presidenti Thaçi pati thënë se ai do të marrë vendim konform Kushtetutës, ligjeve dhe interesit të shtetit.
“Nuk do të marr ndonjë qasje apo orientim politik të motivit politik. Zyrtarët e shtetit të Kosovës do të vazhdojnë t’i kryejnë punët e veta në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet. Për çështje të rëndësishme nuk duhet të ndodhin veprime të nxituara sepse dërgojmë mesazh të keq para botës, por edhe para vetvetes dhe mund të instalojmë praktikë të keqe, e cila pastaj mund të përsëritet dhe të paguajmë çmim të gjithë”, ka thënë Thaçi.
Në anën tjetër, Sabri Kiçmari thotë se ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca do t’i drejtohet edhe njëherë presidentit për të bërë dekretimin e kthimit të tyre, por në qoftë se ky veprim nuk ndërmerret, ai nuk e përjashton që çështja të përfundojë edhe në Gjykatën Kushtetuese.
“Pra ai duhet të nënshkruajë formalisht dekretin, por propozimin për emërimin dhe tërheqjen e bën Ministria e Jashtme e Kosovës”, thotë Kiçmari.
Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, më 20 shkurt, ka shkarkuar 14 persona që ishin angazhuar si konsuj nëpër ambasada e konsullata të ndryshme të Kosovës në botë. Kurse më 3 mars kishte propozuar tërheqjen nga misionet diplomatike të shtatë ambasadorëve dhe konsujve të përgjithshëm, të cilëve u kishte përfunduar mandati katërvjeçar.
Personat e propozuar për tërheqje nga misionet diplomatike janë: Vlora Çitaku (Uashington), Edon Cana (Sofje), Lirim Grejçevci (Hagë), Shpend Kallaba (Budapest), Mimoza Ahmetaj (Strasburg), Ylber Hysa (Podgoricë) dhe Ramadan Avdiu (Gjenevë).
Megjithatë, procesi ka mbetur i bllokuar në mungesë të dekretit të presidentit, dhe si i tillë mund të mbetet përderisa të mos qartësohet edhe çështja e formimit të Qeverisë së ardhshme të Kosovës, proces ky i varur nga aktgjykimi në pritje i Gjykatës Kushtetuese, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje