Lajme

Çfarë po ndodh me shëndetin e mbretëreshës Elizabeth?

Janë shtuar dyshimet për shëndetin e mbretëreshës Elizabeth. Ajo nuk mori pjesë në një aktivitet ditën e diel, për të cilin kishte sinjalizuar se do të ishte e pranishme.

Mbretëresha Elizabeth nuk mund të merrte pjesë në shërbimin e së dielës, pas problemeve me shpinën, duke lënë shumë njerëz të spekulonin për shëndetin e saj.

Ky aktivitet është një ndër angazhimet ku mbretëresha nuk ka shkuar që prej tetorit, kur u njoftua për herë të parë se do të pushonte.

Situata aktuale e mbretëreshës po shton gjithnjë e më shume frikën për shëndetin e monarkes 95 vjeçe, e cila në muajin prill humbi bashkëshortin e saj, princin Filip. Gjatë kësaj periudhe, mbretëresha ka qenë e tërhequr, duke anuluar edhe një udhëtim në Irlandën e Veriut dhe në konferencën për klimën në Glasgou.

“Ajo u pa të mbante shkop disa herë, fillimisht në një event në Westminster Abbey. Pra, pa dyshim në Jubileun Platinum qershorin e ardhshëm theksi do të jetë në ekuilibrin shumë të kujdesshëm të ngjarjeve që ajo do të jetë në gjendje të bëjë, por dhe në atë që po bën tani, tha Riçard Fitzwilliams, një analist i çështjeve mbretërore.

Buckingham Palace njoftoi se mbretëresha u lëndua dhe se anuloi pjesëmarrjen në aktivitetet, 2 orë para se të niste, ndërsa të dielën kishte sinjalizuar se do të ishte atje. Lëndimi i saj nuk lidhej me udhëzimet e mëparshme mjekësore që ajo të pushonte për të paktën dy javë, thanë zyrtarët.