Lajme

Çfarë parashikohet për ekonominë e Zvicrës në 2025-ën?

Perspektiva pesimiste për ekonominë e Zvicrës në vitin 2025

Ekonomistët nga UBS Bank kanë ulur parashikimin e tyre për ekonominë e vendit vitin e ardhshëm, duke pritur që PBB-ja të bjerë nga 1.5 aktuale në 1.3 për qind, përcjell albinfo.ch.

Arsyeja, sipas UBS-së, është ngadalësimi ekonomik në Bashkimin Evropian, partneri më i rëndësishëm tregtar i Zvicrës.

“Një përshpejtim më i dobët se sa pritej i ekonomisë në Eurozonë duhet të vonojë gjithashtu rimëkëmbjen në industrinë e Zvicrës dhe të ngadalësojë rritjen zvicerane në vitin 2025”, thanë ekonomistët.