Bota
Çfarë nëse përçahen CDU e Merkel dhe CSU e Seehofer?
Kriza mes shefit të CSU Seehofer dhe kancelares Merkel vetëm se është shtyrë për disa ditë, por nuk është zgjidhur. Çfarë do pasonte nëse çarja mbetet e pandreqshme? Nga zgjedhjet e reja deri te ndryshimi i shefave - një analizë nga Der Spiegel, që sjellet ekskluzivisht nga Albinfo.
Ministri i brendshëm, njëherësh edhe shefi i CSU, Horst Seehofer, i ka dhënë afat edhe disa ditë kancelares Angela Merkel (CDU), që të kthjellohet rreth kontestit të refugjatëve. Ajo ka afat dyjavë që të gjejë një zgjidhje të përbashkët me partnerët europianë. Në rast të kundër Horst Seehofer do fillojë dëbimin mbrapsht të refugjatëve nga kufiri. Një ultimatum të tillë Merkel nuk e ka pranuar, duke mbetur çështja pa zgjidhje. Së fundi qarkulloi një deklaratë e Seehofer: “Unë nuk mund të punoj më me këtë grua.” Nëse kjo rezulton e vërtetë në zbatim, atëherë çfarë opsione mbesin. Ja tre skenaret!
Koalicioni Kuq/Zi/Gjelbër
Shefja e Të Gjelbërve, Katrin Göring-Eckardt në një intervistë për “taz” deklaroi se “kanë bërë shumë punë, për të qenë të gatshëm të qeverisin”. Kjo mund të zëvendësonte CSU në rikonstruimin e ardhshëm të qeverisë gjermane.
Të Gjelbërit mbështesin politikat humane kundrejt refugjatëve dhe kanë si kusht uljen e emetimit të gazrave të dëmshme CO2.
CSU do fillonte të krijonte një aleancë federale, ndërsa CDU të tentonte të shtrinte ndikimin në Bavari.
Kuq e Zi me një lider të ri
Në rast se Seehofer do vepronte pa urdhrat e Merkelit për të ndaluar refugjatët në kufi – atëherë me gjasë do rrëzoheshin të dy nga pushteti. Kancelarja do shkarkonte ministrin e brendshëm dhe me këtë do shpërbëhej koalicioni.
Seehofer nuk do ishte më shef i CSU, pasi nuk arriti të zbatonte marrëveshjen qeveritare dhe si udhëheqës i ardhshëm i bavarezëve do ishte Markus Söder. Megjithatë kjo do sjellte edhe shkarkimin nga detyra të kancelares Merkel, ku në vend të saj mund të ulej ministri i shëndetësisë, Jens Spahn, i cili ka popullaritet të madh.
Si kandidat tjetër tepër të preferuar jo vetëm nga të djathtët, shihet edhe Volfgang Shauble. Mangësia e tij e vetme është mosha 75 vjeçare.
Zgjedhje të reja ose bashkim
Në rast të shpërbërjes së koalicionit, FDP do kërkonte zgjedhje të reja. Por nga zgjedhjet e reja interes do kishte vetëm AfD. Edhe ndaj CSU nuk do ndihmonte shumë mbështetja bavareze.
Seehofer dhe Merkel do bashkoheshin edhe njëherë. Sipas informacioneve të SPIEGEL, Merkel kërkon të takohet me popullistin e djathtë hungarez Viktor Orbán – pak përpara samitit të BE. Kjo tregon se Merkel po lëviz në drejtim të linjës së ashpër të Seehofer. Kjo do sjellte bashkimin e tyre me ndihmën e partnerëve europianë- veçanërisht Hungarisë, Austrisë dhe Italisë. Seehofer do e paraqiste këtë si fitore ndaj Merkel për t’u imponuar kërkesat e saj shteteve të BE.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?