Tematike
Çfarë ndryshon në Austri nga tetori?
Nga një festë publike në një projekt të riciklimit të kapsulave të kafesë, këtu janë disa nga ndryshimet më të rëndësishme për t’u ditur në Austri këtë tetor.
Austriakët festojnë Ditën Kombëtare
Njerëzit në Austri mund të gëzojnë një festë publike këtë muaj, pasi kombi feston Ditën e tij Kombëtare të enjten e 26 tetorit.
Në këtë ditë të vitit 1955, Austria nënshkroi të ashtuquajturën Deklaratë të Neutralitetit të Përhershëm, megjithëse kjo datë ka qenë një festë publike vetëm që nga viti 1965, shkruan TheLocal.
Deklarata shënoi fundin e pushtimit aleat të Austrisë nga forcat britanike, amerikane, franceze dhe të Bashkimit Sovjetik, të cilat e kishin kontrolluar vendin që nga Lufta e Dytë Botërore, më 1945.
Në Ditën Kombëtare të Austrisë, Presidenti Federal zakonisht i drejtohet kombit në televizion, duke nderuar viktimat e luftës dhe duke vendosur një kurorë në varrin e Ushtarit të Panjohur teksa kjo është edhe dita kur bëjnë betimin rekrutët e Forcave të Armatosura të Austrisë.
Në vend, mund të ketë disa festime ushtarake, ndërsa shumica e dyqaneve dhe bizneseve do të mbeten të mbyllura.
Projekti i riciklimit të kapsulave të kafesë
Austriakët e duan kafenë e tyre – në fakt ata pinë mesatarisht tre filxhanë në ditë, sipas hulumtimeve, përcjell albinfo.
Por kapsulat e kafesë, të cilat përdoren në aparatet e kafesë, shpesh nuk hidhen siç duhet, kështu që më 1 tetor do të fillon një nismë e re riciklimi.
Dashamirët e kafesë mund të dorëzojnë kapsula alumini dhe plastike, si dhe kapsula të kompostueshme në shtëpi të të gjitha markave, në kontejnerë të projektuar posaçërisht në të gjitha qendrat e grumbullimit të mbetjeve në Austrinë e Epërme, Krems-Land dhe Schwechat. Projekti është caktuar të zgjasë deri në fund të marsit 2024 dhe mbështetet nga Shoqata e Kafes si dhe nga prodhuesit e kapsulave Costa Coffee, Jacobs Douwe Egberts, Nestlé, Billa, Segafredo, Tchibo dhe Eduscho.
Pagesat e Klimabonus duhet të jenë të plota
Pagesat e fundit të Klimabonus duhet të merren nga të gjithë të kualifikuarit në Austri deri në fund të muajit tetor.
Kushdo që e merr pagesën me transfertë bankare duhet ta ketë transferuar atë deri në fund të javës së dytë të shtatorit.
Dërgesat postare, megjithatë, do të bëhen deri në fund të tetorit.
Pijet e fundit të Sturm
Sturm, e cila është një pije alkoolike në Austri e prodhuar nga rrushi i parë i vjeljeve të verës, së shpejti do të jetë jashtë mundësive.
Kjo për shkak se sezoni i Sturm zakonisht përfundon në mes të tetorit.
Deri atëherë pijen me re mund ta gjeni në disa bare, restorante dhe Heuriger (taverna tradicionale austriake).
Pushimet shkollore
Herbstferien (pushimet e vjeshtës) do të mbërrijë për nxënësit e shkollave, mësuesit dhe personelin tjetër ndihmës në Austri afër fundit të muajit.
Këtë vit pushimi zgjat nga e premtja, 27 tetor, deri të martën, 31 tetor.
Viennale kthehet
Festivali ndërkombëtar i filmit në Vjenë, Viennale rikthehet së shpejti.
Veprimtaria vjetore, e cila zhvillohet nga 19 deri më 31 tetor të këtij viti, do të përfshijë filma artistikë nga Austria, Argjentina, Franca, Belgjika dhe SHBA dhe jo vetëm.
Shfaqjet zhvillohen në vende të ndryshme anembanë Vjenës, si Gartenbaukino në Parkring, Stadkino im Künstlerhaus dhe Urania në Uraniastrasse.
Programi i plotë i Vjenës do të publikohet më 10 tetor në orën 20:00.
I ktheni orët prapa
Ka një lajm të mirë për ata që duan më shumë kohë për të fjetur (ose për të festuar).
Gjatë natës së së shtunës, 28 tetor dhe të dielës, 29 tetor, orët në Austri do të vendosen në dimër. Do të thotë që në orën 3 të mëngjesit të datës 29, orët kthehen në 2 të mëngjesit, duke e bërë natën një orë më të gjatë.
Lajmi i keq është se do të errësohet më herët në mbrëmje.
Koha për rroba më të trasha
Ka qenë një fillim mjaft i ngrohtë i sezonit të vjeshtës deri më tani. Por tetori është muaji kur mund të bëhet shumë më i ftohtë në Austri.
Temperaturat mesatare të tetorit në Austri janë midis 7 dhe 15 gradë Celsius, në varësi të vendit ku ndodheni.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor