Lajme
Çfarë ndodh me lejen tuaj të punës në Zvicër nëse humbni punën?
Nëse jeni shtetas i huaj, aftësia juaj për të punuar në Zvicër shpesh lidhet me lejen tuaj. Por a do të lejohej të qëndronit në vend nëse mbeteni të papunë?
Humbja e një pune është një shqetësim i madh për çdo punonjës, qoftë zviceran apo jo, por është veçanërisht shqetësuese për shtetasit e huaj.
Nëse mund të qëndroni apo jo në Zvicër në rrethana të tilla – dhe për sa kohë – varet kryesisht nga shtetësia juaj dhe lloji i lejes që keni.
Si në të gjitha çështjet e tjera që lidhen me punësimin dhe vendbanimin, shtetasit e BE/EFTA janë në një pozitë më të mirë se sa homologët e tyre nga vendet e treta, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Lloji i lejes që mbani është gjithashtu i rëndësishëm: për shembull, një leje C është shumë më e vlefshme në këtë situatë sesa, le të themi një leje L, e cila lëshohet për një periudhë të kufizuar kohore, zakonisht më pak se një vit.
Faktori më i rëndësishëm, megjithatë, është se çfarë lloj pasaporte keni.
Nëse jeni shtetas i një shteti të BE / EEFTA, “mund të qëndroni në Zvicër për të paktën gjashtë muaj për të kërkuar punësim të ri”, sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM).
Sidoqoftë, do t’ju duhet të regjistroheni në autoritetet kantonale të migracionit si punëkërkues/i papunë.
Nëse nuk gjeni një punë të re brenda kësaj kohe, mund t’ju duhet të largoheni nga vendi, por mund të aplikoni për një leje të re nëse merrni një punëdhënës tjetër.
Meqë ra fjala, ju mund të vazhdoni të merrni përfitime zvicerane të papunësisë deri në tre muaj pas largimit nga vendi – për sa kohë që jeni shtetas i një vendi të BE-së ose EFTA-s dhe lëvizni në një shtet anëtar të BE-së/EFTA-s, përcjell tutje albinfo.ch.
Po sikur të jeni shtetas i një vendi të tretë?
Do të përballeni me më shumë kufizime sesa njerëzit nga shtetet e BE/EFTA.
Kjo për shkak se leja juaj e punës është e lidhur me punën tuaj, kështu që të qenit i papunë do të nënkuptonte automatikisht humbjen e lejes tuaj gjithashtu.
Megjithatë, në disa raste, mund të mos ju duhet të largoheni menjëherë nga vendi: mund të qëndroni në Zvicër dhe të kërkoni një punë tjetër, për 30 ditë nga data kur autoritetet kantonale janë njoftuar për shkarkimin tuaj.
Tridhjetë ditë është një periudhë që çdo i huaj, pavarësisht nga kombësia, mund të qëndrojë ligjërisht në Zvicër.
Megjithatë, duke qenë se lejet e punës për shtetasit e vendeve të treta u nënshtrohen kritereve të rrepta dhe sistemit të kuotave, gjetja e një punëdhënësi të gatshëm t’ju punësojë dhe të aplikojë për një leje pune në emrin tuaj ka të ngjarë të jetë problematike – përveç nëse keni disa aftësi specifike që janë në kërkesa të larta dhe që nuk mund të gjendet në mesin e fuqisë punëtore zvicerane apo BE/EFTA, përcjell tutje albinfo.ch.
A ka ndonjë mënyrë (ligjore) për të qëndruar në Zvicër pas humbjes së punës?
Në fakt po. Ju mund të jetoni në Zvicër pa punuar. por kushtet janë strikte dhe jo të lehta për t’u përmbushur nga kushdo.
“Për të marrë vendbanimin në Zvicër pa ushtruar një aktivitet fitimprurës, persona të tillë si pensionistë, studentë apo persona me mjete private duhet të regjistrohen pranë autoriteteve lokale të vendit ku ata banojnë dhe të aplikojnë për leje qëndrimi për personat që nuk punojnë” SEM shpjegon.
Megjithatë, ky lloj leje qëndrimi “do të jepet nëse mund të provoni se keni mjete të mjaftueshme financiare që ju dhe anëtarët e familjes suaj të mos duhet të mbështeteni në përfitimet e sigurimeve shoqërore zvicerane”, tha SEM.
“Mjetet financiare përkufizohen si të mjaftueshme nëse shtetasit zviceranë në të njëjtën situatë nuk kanë të drejtë të kërkojnë përfitime”.
Me fjalë të tjera, ju ndihmon nëse jeni i pasur në mënyrë të pavarur.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra