Lajme
Çfarë mund të bëhet kundër mesazheve të padëshiruara nga kompanitë e rrejshme ajrore
Në ditët dhe javët e kaluara, dërgimi i mesazheve të padëshiruara me oferta fluturimi në vendin tuaj, jo vetëm që është rritur, por është bërë një arsye për shqetësim
Sikur lajmet e reklamave që na vijnë gjatë gjithë vitit nuk mjaftuan për të na bezdisur, gjendja bëhet edhe më e keqe tani në kohën e udhëtimit për pushime.
Në ditët dhe javët e kaluara, dërgimi i mesazheve të padëshiruara me oferta fluturimi në vendin tuaj, jo vetëm që është rritur, por është bërë një arsye për shqetësim, shkruan albinfo.ch. Shpeshherë të dhëna të njohura të kontaktit përdoren rrejshëm, në emër të dërguesit.
Telefonatat ose mesazhet e padëshirueshme jo vetëm që janë të bezdisshme, por shpesh janë edhe mashtruese. Për shkak se mbrapa shumë prej këtyre numrave të telefonit ka përpjekje për mashtrim, për të vjedhur paratë për biletat gjoja “të lira” për në atdhe.
Në këtë mënyrë ushtrohet ngacmim ose kërkohen të dhënat për arsye të paqëndrueshme. “PrishtinaTicket”, “PrishtinaJet”, “Eurofly”, “Paragonfly”, “Kosovaticket”, “Skyexpress”, “mysky24” janë disa nga këta ofrues të bezdisshëm që thënë tekstualisht, ju bombardojnë me lajme.
Me filtrin e thirrjes nga Swisscom dhe Sunrise, mesazhet e dyshimta telefonike dhe thirrjet reklamuese eliminohen, sepse filtri i thirrjeve në thelb funksionon ngjashëm me filtrin e postës elektronike, shkruan albinfo.ch. Kopjet e padëshiruara filtrohen dhe, në radhë të parë, nuk transmetohen.
Ofruesi i telefonit Salt pritet po ashtu të ofrojë këtë funksion duke filluar nga 01.07.21. Ky filtër telefonik celular i pavarur nga sistemi mund të aktivizohet në çdo kohë. Dhe ofron mbrojtje ndaj këtij shqetësimi të përjetshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer