Lajme
Çfarë kërkonte polici me kambanat e lopëve në protestën e Bernës?
Policia përjashton mundësinë që personi në fjalë të ketë lidhje me grupet pjesëmarrëse në marshim, të cilat kritikojnë masat e koronës
Fotografia e një polici në Bernë i cili kishte vënë një “trychel” (zgjedha me këmbana, që u vihen lopëve) ka bërë shumë bujë. Fotografia është bërë në periferi të marshimit të sotëm protestues kundër masave të koronës, shkruajnë mediat zvicerane.
Policia tha se kishte tentuar të bisedonte me policin e trafikut rrugor.
Ajo përjashton mundësinë që personi në fjalë të ketë lidhje me grupet pjesëmarrëse në marshim, të cilat kritikojnë masat e koronës.
Përkundrazi, rasti kishte lindur spontanisht nga një bisedë mes policit dhe një pjesëmarrësi në tubim., transmeton albinfo.ch Ndër të tjera, në bashkëbisedimin në fjalë është folur për peshën e kambanave të mëdha që mbante pjesëmarrësi në fjalë.
Fotoja tregon një burrë me uniformë i veshur me një xhaketë ngjyrë portokalli ku mund të lexohet “Policia”. Ai ka vendosur një zgjedhë me dy kambana mbi supe dhe është fotografuar nga një koleg. Mbrapa të dyve qëndron një burrë me këmishë të bardhë bariu dhe shikon se çfarë po ndodh.
Polici nuk kishte qenë në dijeni se ky veprim mund të shpjegohej sikur ai po dërgonte ndonjë sinjal, thonë në zyrën për media të policisë së kantonit, përcjell albinfo.ch. Dhe: Ai, në asnjë mënyrë nuk kishte dashur të shprehte mendimin e tij politik me këtë rast.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira Të premten do të bjerë borë edhe në ultësira, rrugët mund të bëhen të rrëshqitshme sidomos...
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane