Lajme
Çfarë fuqie punëtore i duhet Gjermanisë?
Dy studime në Gjermani identifikuan një problem me ekonominë atje, mungesa e fuqisë punëtore në Gjermani. Instituti i Ekonomisë Gjermane, IW në Köln në Raportin për Fuqinë Punëtore, Dhjetor 2022 ka përcaktuar se boshllëku i fuqisë punëtore të kualifikuar është zvogëluar disi, por ai mbetet “në nivel të lartë. Kurse Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, (DIHK) në raportin për fuqinë punëtore, 2022 arrin në përfundimin se “ngushticat e fuqisë punëtore po shtohen”, shkruan DW, përcjell albinfo.ch
Eksperti i tregut të punës, Stefan Hardege nga DIHK tha në bisedë me Deutsche Wellen se problemi i fuqisë punëtore nuk prek vetëm disa degë specifike. “Ky është një problem ndërkohë që ekziston përtej degëve të caktuara. Këtu janë të prekur shumë sektorë të ndryshëm”, përcjell albinfo.ch.
Ata që kërkohen janë punonjës të transportit të shinave, makinistë dhe punëtorë që komandojnë dhe vëzhgojnë transportin e shinave. Sabine Köhne-Finster, që ka punuar për studimin e IË, Köln thotë se shumë i prekur është edhe sektori social: mungojnë pedagogë socialë, punonjësit socialë, edukatorët. Më së shumti kjo mungesë ndjehet në kujdesin shëndetësor për të moshuarit dhe kujdestarët në spitale”, sipas Köhne-Finster.
Në sektorë të tjerë si në profesionet elektronike dhe ato të përpunimit të metalit vihet re mungesa jo vetëm tek punëtorët e kualifikuar, por edhe “tek ekspertët, njerëzit me arsim të lartë. Aty mungojnë shumica e ekspertëve dhe gjendja po keqësohet”, shkruan DW, përcjell albinfo.ch
Eksperti Stefan Hardege ka përmendur identifikon një paradoks në Gjermani. “Nëse shikon numrin e të papunëve në Gjermani, rreth 2,5 milionë të papunë dhe shikon numrin e vendeve të pazëna, shtrohet pyetja, pse ky paradoks”, tha ai. Tutje shton se “shpesh shohim, se kualifikimi i të papunëve në shumë raste nuk përshtatet me kualifikimet që kërkojnë sipërmarrjet”.
Kurse ekspertja, Sabine Köhne-Finster nga ana e saj kërkon më shumë fleksibilitet. “Duhet parë me vëmendje: si kanë ndryshuar profesionet? Ka profesione të tjera të përafërta? A mundem që përmes një shkollimi tjetër dhe ndërrimit të profesionit të ndihmojë për të zvogëluar mungesën e fuqisë punëtore?” Ekspertja i vlerëson në përgjithësi “përpjekjet e politikës për të mundësuar imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar.” Por sipas saj duhet të “forcohet orientimi profesional në shkolla dhe universitete.
Më 29 mars qeveria gjermane miratoi projektligjin për të riorganizuar ardhjen e fuqisë punëtore në Gjermani dhe lehtësimin e ardhjes së punëtorëve të kualifikuar, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë