Lajme

Çfarë duhet të dini për ujin e kontaminuar të rubinetit në Gjenevë

Uji në nëntë lagje të Gjenevës nuk ishte i sigurt për t’u pirë, thanë të hënën shërbimet industriale të qytetit zviceran.

Në një njoftim për shtyp të botuar të dielën, Shërbimet Industriale të Gjenevës (SIG) paralajmëruan banorët e Thônex, Vandoeuvres, Choulex, Corsier, Collonge-Bellerive, Hermance, Anières, Puplinge dhe Cologny – rreth 40,000 njerëz gjithsej – të mos pinë ujin e tyre.

Kjo për shkak se një tub që furnizonte me ujë në këto lagje ishte plasur, duke u infektuar me baktere.

Si rezultat, uji i rubinetit nuk duhet të konsumohet as nga njerëzit, as nga kafshët.

Gjithashtu nuk duhet ta përdorni për të pirë, larë dhëmbët apo larjen e duarve, si dhe për larjen e frutave dhe perimeve, transmeton albinfo.ch.

Rreziqet shëndetësore të pirjes së këtij uji të kontaminuar “përfshijnë të vjella, diarre dhe çrregullime gastrointestinale”, tha SIG. “Nëse simptomat vazhdojnë, rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj”.

Nga ana tjetër, është e sigurt të bëni dush në të. Sipas SIG, analizat bakteriologjike do të zgjasin disa ditë, raporton thelocal.