Kosova
Çfarë duhet të dini për udhëtimet Itali-Kosovë dhe anasjelltas
Njoftim nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali
Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali u bën thirrje të gjithë shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali që të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese anti Covid-19 përditësuar së fundi, transmeton albinfo.ch.
Njoftim i plotë
Të nderuar bashkatdhetarë,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali u bën thirrje të gjithë shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali që të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese anti Covid-19 përditësuar së fundi.
Udhëtimet Itali/Kosovë dhe anasjelltas:
– lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara. Më pas, kthimi në Itali parasheh testin RT-PCR negativ për COVID-19 ose antigjen të bërë në 72 orët e fundit me rezultat negativ;
– plotësimin e formularit digjital të lokalizimit Passenger Locator Form EU Digital Passenger Locator Form (dPLF) (euplf.eu) para se të hyni në Itali. Ky formular e zëvëndëson formularin e mëparshëm të vetë-deklarimit;
– Periudha e vetë-izolimit të detyrueshëm prej 10 ditësh (kjo masë vlen për personat që kanë hyrë në Itali sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë të datës 16 prill 2021); pas përfundimit të vetë-izolimit është i obligueshëm tamponi molekolar PCR dhe antigjen me rezultat negativ;
Të liruar nga tamponi dhe masat e vetë-izolimit: janë të gjithë ata që hyjnë në territorin italian për një periudhë prej 120 orësh, për arsye të dëshmuara pune, arsye shëndetësore apo urgjencë, duke respektuar detyrimin që pas këtij afati të lëshojnë territorin italian; si dhe të gjithë shtetasit kosovarë mund të kalojnë tranzit përmes territorit italian, duke respektuar detyrimin që të lëshojnë territorin italian brenda 36 orëve nga momenti i hyrjes;
Lëvizjet brenda territorit italian: Nga 01 qershori, Italia fillon lehtësimin e shumë masave (kjo vlen për disa regjione të cilat kalojnë në zonën e bardhë) ku parashihen këto masa: nuk do të ketë kufizim të lëvizjes, restorantet dhe baret do të qëndrojnë të hapura pa kurrfarë kufizimi, mjafton të respektohet distanca dhe mbajtja e maskës. Lëvizjet brenda rajonit bëhen pa kurrfarë kufizimi, e njëjta gjë vlen edhe për lëvizjet brenda rajoneve që gjenden në zonën e bardhë dhe të verdhë (pa kufizime dhe me kufizim të limituar).
Sipas Dekretit të Qeverisë Italiane të datës 22 prill 2021, lëvizja nëpër rajonet e Italisë të cilat gjenden në zona me ngjyra të ndryshme (varësisht nga kufizimi i lëvizjes), do të lejohet vetëm me Certifikatë/Pass të Gjelbër (do të aplikohet nga mesi i qershorit) dhe do të lëshohet vetëm për këto arsye:
– Përfundimi i ciklit vaksinal;
– Kryerja e tamponit për Covid 19 antigjen apo molekolar me rezultat negativ;
– Shkresa nga ASL për shërimin nga Covid 19;
Masat në fuqi të vlefshme në Republikën e Kosovës: qytetari i huaj që hyn në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet¬ të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.
Përjashtim bëjnë: Nëse qytetari i huaj hyn në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore; Qytetari i huaj që punon si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19; Qytetari i huaj që kalon nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshoj territorin e Kosovës brenda 5 orësh; Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre. Personi që ka dëshmi për marrjen e vaksinës kundër COVID-19.
Lëvizjet brenda territorit të Kosovës: Nga ora 00:00 deri në orën 05:00, ndalohet grumbullimi i më shumë se dhjetë (10) personave.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë si dhe Konsullata e Përgjitshme e Kosovës në Milano ofron shërbime konsullore me termine/takime të rezervuara paraprakisht.
Ju njoftojmë se për shkak të situatës epidemiologjike në vend dhe në respekt të kufizimeve të lëvizjes/qarkullimit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë si dhe Konsullata e Përgjitshme e Kosovës në Milano do të mundësojë që shërbimet konsullore të poshtë shënuara të ofrohen edhe në distancë përmes komunikimit me e-mail:
Vërtetime për Gjendjen Martesore;
Vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve;
Vërtetim për Nulla Osta – Vdekje;
Lëshimi i këtyre vërtetimeve do të realizohet vetëm pas pranimit të dokumentacionit përkatës dhe të kompletuar, siç parashikohet nga legjislacioni përkatës për secilin veprim.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës