Ekspozita
Çfarë duhet të dini për ekspozitën personale “Pëshpërima e paqës” nga R.C. Anaider
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë organizon në ambientet e saj ekspozitën personale «Pëshpërima e paqes» të artistes R. C. Anaider nga data 27 nëntor – 8 dhjetor 2023, shkruan albinfo.ch.
R. C. Anaider është një artiste abstrakte ekspresioniste, shkrimtare dhe poete, që jeton në Gjenevë të Zvicrës. Ajo ka lindur në Shqipëri, ku zbuloi dhe filloi qysh në moshë të re rrugëtimin e saj si poete dhe më vonë si shkrimtare. Ajo është autore e vëllimit poetik «Nuk luaj me detin tim” dhe e romanit “Shpellat».
R. C. Anaider duke pasur si frymëzim kryesor dashurinë, shpalos talentin e saj si një artiste abstrakte, ku bie në sy koloriti tejet i larmishëm, simbolika e gdhendur prapa shtresave të trasha të bojës, të cilat përçojnë mesazhe të panumërta dhe pasqyrojnë botën e pasur të autores, duke na dhuruar me çdo vepër të saj një copëz nga universi i saj i pafund.
E shtyrë nga fuqia magjike e dashurisë, dritës dhe bukurisë, dhe duke dëgjuar intuitën dhe zemrën e saj, përmes veprave të saj artistike, Anaider krijon një lidhje të veçantë me të me ndërgjegjen dhe nënndërgjegjen e saj, me botën e saj të brendshme dhe të jashtme, duke synuar të përhapë energji pozitive, besim dhe lumturi.
R.C. Anaider ka pasur tashmë disa ekspozita në Zvicër dhe më gjerë, si dhe ka marrë pjesë në Panaire ndërkombëtare të artit, midis të cilave mund të veçohet Montreux International Art Gallery 2022 dhe Lausanne International Art Fair 2023. Artistja, e cila ka pasur gjatë 2023 edhe dy ekspozita personale të suksesshme, përkatësisht në Gjenevë me titullin «Katarsis» dhe në Morges në Galerinë e arteve Linea me titullin «Gjurmët e dashurisë», tashmë vjen me ekspozitën e saj të tretë personale, të titulluar «Pëshpërima e paqes» që organizohet në ambjentet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, nga data 27 nëntor – 8 dhjetor 2023.
R. C. Anaider do të takohet me artdashësit gjatë ekspozitës:
E hënë, 27 nëntor & 4 dhjetor: 10:00 – 12:00
E enjte, 30 nëntor & 7 dhjetor: 14:00 – 16:00
E premte, 1 dhjetor & 8 dhjetor: 10:00 – 12:00
Ju ftojmë të vizitoni këtë ekspozitë, ku hyrja është e lirë për të gjithë të interesuarit, gjatë orarit të punës së Konsullatës.
Adresa: Rue de Lausanne 63, Kati i 3-të, 1202 Gjenevë
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët Sipas Zyrës Federale për Mjedisin, shfaqjet e fishekzjarreve, të tilla si ato të mbajtura në 1...
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026
-
Një trend Tiktok që shkakton probleme te të rinjtë