Kosova

Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni nga Kosova drejt Kanadasë

Për shtetasit e Republikës së Kosovës

Mësohet se duke filluar nga 7 shtatori, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës (të pajisur me viza hyrëse) mund të udhëtojnë drejt Kanadasë për udhëtime jo-esenciale, nëse kanë marrë dy doza të vaksinave anti Covid 19, të aprovuara nga shteti kanadez, transmeton albinfo.ch.

Thuhet se personat që kërkojnë të pajisen me vizë, duhet të aplikojnë sipas procedurave standarde, si dhe të tregojnë dëshmi se kanë marrë dy doza të vaksinës.

Përjashtim nga kriteri i sipërpërmendur bëjnë ata qytetarë të Republikës se Kosovës që janë të pavaksinuar, por që kanë:

Anëtarë të familjës që janë shtetas kanadez,

Anëtarët që janë pjesë e ekuipazhit të linjave ajrore,

Personat e kërkuar për të ofruar shërbime esenciale në Kanada,

Personat me leje të punës kanadeze,

Personat me vizë studentore,

Kjo masë e autoriteve kanadeze mbetet në fuqi deri me 31 tetor 2021. /Albinfo.ch