Lajme
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni drejt Austrisë
Informacione për lëvizjen e qytetarëve shqiptarë drejt Austrisë
Mësohet se nga data 15 shtatori 2021 vetëm personat plotësisht të vaksinuar, ose me një dëshmi mjekësore që e kanë kaluar Covid-19 dhe janë të shëruar të moshës 12 vjeç e lart do të lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria për në Austri pa pasur nevojë të karantinohen, përcjell albinfo.at.
Ambasada e Shqipërisë në Vienë shkruan se nga 15 shtator 2021, udhëtarët e PAVAKSINUAR mund të hyjnë në Austri, por duhet të regjistrohen paraprakisht në formularin Pre Travel Clearance https://entry.ptc.gv.at/en.html , të paraqesin një test negativ të COVID-19 dhe të qëndrojnë në karantinim të detyruar për 10 ditë në një hotel ose vendbanim, me shpenzimet e tyre. Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh me një test negativ.
Në njoftim thuhet se përjashtohen nga kërkesat për regjistrim dhe karantinë kategoritë si më poshtë:
▪️ Ata që udhëtojnë për qëllime biznesi;
▪️ Forca humanitare;
▪️ Të miturit midis moshës 12 dhe 18 vjeç që hyjnë në Austri nën mbikëqyrjen e personave plotësisht të imunizuar;
▪️ Ata që hyjnë në vend për arsye të paparashikueshme, urgjente, familjare si (sëmundje të rënda, vdekje në familje, funerale, lindje), të cilat do të vlerësohen dhe merren parasysh si të tilla nga autoritetet përkatëse. Albinfo.at
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim