Kosova

Çfarë duhet të dinë mërgimtarët që vijnë për pushime në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni

Mërgimtarët që vijnë në vendlindjet e tyre për pushime duhet të jenë të njohur me të gjitha kushtet dhe masat që qeveritë kanë ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19. Më poshtë mund të lexoni pjesën më të madhe të informacioneve që duhet të dini kryesisht për në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

 

Masat e fundit në Kosovë

Është hequr ora policore, ndërsa gastronomia lejohet të punojë deri në orën 23:00. Po ashtu është lejuar lëvizja pa maska gjatë ecjes për qytetarët që janë vetë dhe në ambiente të jashtme.

Dasmat, fejesat, ahengjet familjare dhe mbrëmjet e maturës do të lejohen të mbahen në Kosovë deri në orën 23:00. Muzika lejohet deri në orën 22:45.

Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 % e kapacitetit të hapësirës (30 persona për 100 m), por jo me shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 % e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër.

Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë tri ( 3 ) metra. Per mbajtjen e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të matures, obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje.

Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.

Lejohen deri në pesëdhjetë (50) klienti për 100 m2 (5 persona për 10 m). Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00. Muzika lejohet deri në orën 22:45.

Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një ( 1 ) meter. Pjesa e prapme e nje karrige, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distance së paku një ( 1 ) meter. Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona.

Nga ora 00:00 deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave qoftë në ambiente të hapura, qoftë në ambiente të tjera, përveç ambienteve me anëtarët e familjes.

 

Masat në Maqedoninë e Veriut

Nga 16 qershori është hequr tërësisht ora policore. Lokalet punojnë deri në orën 24:00, por ka nga ato që janë edhe non – stop, përfshirë pompat e benzinës, shkruan ina.

Lejohet organizmi i dasmave pa kufizimin e numrit të dasmorëve që tani është i kufizuar në 100 persona, të gjitha ngjarjet e tjera që do të organizohen në ambient të hapur, do të mund të organizohen me kapacitet deri në 1000 persona dhe me shfrytëzim të hapësirës deri në 50 për qind. Lejohen palestrat sportive, fitneset, me kapacitete që janë në përputhje me masat kundër koronavirusit. Në stadiume lejohet vetëm

Të gjithë shtetasit e Serbisë që kalojnë përmes pikës kufitare të Tabanocës gjatë rrugës për në Greqi apo destinacione tjera të marrin karta falas M-Smart për pagesën rrugore, me një mbushje prej 760 denarë, të mjaftueshëm për të gjitha taksat rrugore, por kryesisht këto për ata që shkojnë në Greqi. Do të jepen 200 mijë kartela dhe kjo vlen deri më 15 gusht, si mirënjohje për dhurimet e vaksinave nga Serbia për qytetarët tanë, si dhe për vaksinat falas në Serbi.

 

Shqipëria, ende me orë policore

Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj për të vizituar Shqipërinë nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë”, raportojnë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke publikuar edhe Protokollin në faqen e tyre.

Në Shqipëri vazhdon të jetë në fuqi ora policore nga 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Komiteti i ekspertëve teknikë të Ministrisë së Shëndetësisë ka paralajmëruar se nga 1 korriku ora policore do të nisë nga ora 24:00 deri në mëngjes, edhe pse po kërkohet heqja e saj e plotë.

Duke filluar nga 1 korriku, 2021:

Ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00.

Orari për muzikën nuk ndryshon, do mbetet ora 22:00.

Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.

Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike, kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve/ pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP.

Unioni Turistik Shqiptar kërkon heqjen e orës policore si dhe lejimin e muzikës në ambientet e lokaleve deri në orën 24:00 pasi orari aktual nuk i përmbush kërkesat e turistëve.

“Për shkak të moslejimit të muzikës pas orës 22:00 kemi marrë shumë ankesa nga turistët, të cilët janë të pakënaqur ngaqë nuk kanë ardhur për t’u mbyllur në dhomë, por për të pushuar dhe për t’u argëtuar. Me qëllim që turistët të marrin kënaqësinë e pushimeve, sugjerojmë që ky orar të zgjatet deri në orën 24:00 në mënyrë që të mos u shkaktohet mërzitje turistëve, pasi ora 22:00 nuk mjafton”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e tyre.