Kosova
Çfarë duhet të bëjë më shumë Kosova për të rritur bashkëpunimin me Vatikanin?
Pas takimit në Ljubljanë me ambasadorin e Vatikanit në Slloveni, njëherësh delegat apostolik i Vatikanit për Kosovë, z. H.E.Most Rev.Jean Marie SPEICH
Ditë më parë, në emrin e projektit “Urat” me seli në Zvicër, udhëheqësi i këtij projekti, Mirash Hajdaraj u prit nga ambasadori i Vatikanit në Slloveni, i cili njëherësh është edhe delegat apostolik i Vatikanit për Kosovën, z. H.E.Most Rev.Jean Marie SPEICH.
Qëllimi i takimit ishte që udhëheqësi i Projektit „Urat-die Brücken“ të bëjë prezantimin e projektit dhe mundësitë të reja të shtrirjes dhe funksionimit të këtij projekti edhe në Kosovë.
Në takim mori pjesë edhe z. Safet Sadiku, i cili në parim prezantoi idetë e tij në raport me historikun e katolicizmit shqiptar në Kosovë, sipas pikëpamjeve të „Platformës Kombëtare“.
Mirash Hajdari e bëri një raport pune mbi aktivitetin disavjeçar të projektit të tij dhe gjendjen e vështirë ekonomike bashkëvendësve në Atdhe. E vetmja rrugë na mbetët të kërkojmë investime për hapjen e perspektivave të reja sidomos për të rinjtë, përmes hapjes së vendeve të punës.
Po ashtu u tha se përfshirja institucionalisht edhe e elementit katolik është pjesë e përditshmërisë dhe komunikimit natural të komunitetit tonë, me ç’ rast vlerat fetare dhe besimet tona janë dëshmuar se kanë vetëm një frymëmarrje.
Në këtë kuadër edhe Safet Sadiku i paraqiti vlerat e përditshme që ne jetojmë natyrshëm, si dhe pjesëmarrja e vëllezërve të një gjaku në të gjitha festat e përbashkëta, qoftë të besimit islam, qoftë të besimit katolik.
Duke shkuar më tej natyrshëm u tha se shqiptarët janë popull europian dhe në këtë familje e kemi vendin, duke vlerësuar se të gjitha përpjekjet që lidhen me integrimet e politikave evropiane janë të mirëseardhura. Mirëpo, shpeshherë vlerat evropiane që gjenden në mesin e popullsisë sonë, institucionet politike i harrojnë ose nuk i manifestojnë në nivelet e kënaqshme.
Me këtë rast z. Mirash Hajdaraj ia dorëzoi një raport pune dhe opinion në formë kërkese për mbështetjen e Vatikanit popullit dhe institucioneve të Kosovës, dhe po ashtu nevoja për mbështetjen e projektit „Urat-die Brücken“ do të ishte një fazë e re e bashkëpunimit të dyanshëm.
Sadiku shtroi pyetjen se çfarë duhet të bëjë më shumë Kosova që me Vatikanin në të ardhmen të rritet bashkëpunimi edhe më i ngushtë ?
Me këtë rast duke marrë fjalën shkëlqesia e tij, amb. J.Marie Speich, tha se ne kemi qenë në Kosovë dhe është i informuar edhe për gjendjen e katolikëve atje dhe gjendjen e papunësisë në përgjithësi.
Kur flasim për papunësinë tha ai, dhe hapjen e përspektivae të reja për të rinjtë përmes vendeve të punës, do të jetë detyrë e qeverisë së re që të luftojë korrupsionin, në mënyrë që qytetarëve t’u krijojë mundësi dhe kushte më të mira jetese.
Gjatë bisedës sonë doli si mendim i përbashkët se vizita pune e qeverisë me Vatikanin do të jenë në interesa të dyanshme, pasi Kosova ka nevojë për mbështetjen e Vatikanit dhe Vatikani po ashtu e vlerëson kulturën e besimeve fetare në Kosovë, pra edhe mbështet kulturën e besimit katolik në veçanti.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut