Lajme
Çfarë duhet përmirësuar për tërheqjen e investimeve nga diaspora
Duke qenë se Germin organizoi edhe këtë vit konferencën Diaspora Flet, e cila për shkak të pandemisë u zhvillua online përmes një platforme teknologjike, u diskutuan shumë tema në lidhje me investimet strategjike lidhur me Kosovën dhe Shqipërinë, transmeton albinfo.ch.
Konferenca synoi të lidhë profesionistë të industrisë, biznese, komunitete, aktivistë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të reflektuar mbi angazhimin e diasporës shqiptare në 20 vjetët e fundit dhe për të eksploruar dhe reflektuar mbi rolin e saj në 20 vjetët e ardhshme. Konferenca u përqëndrua në “GlobAL2020: Lidhu. Krijo. Bashkëpuno” që synon të eksplorojë mënyra në të cilat shqiptarët në të gjithë botën mund të ndikojnë pozitivisht dhe forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar, të kontribuojnë në rritjen e komuniteteve të diasporës dhe të bëjnë ndryshime domethënëse në jetën e atyre që jetojnë në vendet e origjinës.
Gjatë të treja ditëve pati shumë diskutime, prezantime inspiruese dhe biseda me njerëz të mirënjohur. Gjatë konferencës treditore pati folës nga fusha të ndryshme, si Afërdita Rakipi, Pandeli Majko, Ori Hoxha, Fadil Berisha, Emina Cunmula, Ermonela Jaho, Hilmi Gashi, Rita Ora, Atifete Jahjaga, etj. Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, foli për migracionin, rolin e grave në migrim, remitancat dhe nevoja për bashkërendimin e aktiviteteve mes diasporës dhe institucioneve të vendit amtar. Presidentja Jahjaga, e pyetur rreth fenomenit të migracionit, u shpreh se migrimi duhet të jetë një zgjidhje dhe jo një obligim i ndikuar nga faktorët e brendshëm. Ajo kërkoi një angazhim dhe një seriozitet nga elita politike për të trajtuar diasporën si pasuri kombëtare duke shprehur në fund përulje ndaj diasporës dhe ndihmës së saj në ndërtimin e Kosovës. Konferenca gëzoi edhe prezencën e ambasadores së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.
Gjithashtu, nga bota e biznesit, folës kryesor ishte Elvin Guri, aksioneri kryesor i One Telecommunications i cili foli për angazhimin ekonomik të diasporës. Elvini ka investuar në atdhe pas shumë vitesh aktivitet të suksesshëm jashtë vendit. I pyetur nga moderatorja Ilva Tare se si mund të bëhet vendi ynë më atraktiv për investime të huaja, z. Guri shprehu se duhet përmirësuar infrastruktura fizike, digjitale, politik-bërja, ekonomia dhe të rritet cilësia e arsimit. Investimin e tij në One Telecommunications, Elvini e konsideron si kontribut të tij për vendin që të ndihmojë në integrimin e hapësirës ekonomike të Shqipërisë. Vizioni i tij është që të krijojë një kompani shqiptare dhe jo një kompani të Shqipërisë apo Kosovës. Ilva Tare solli në vëmendje edhe aspektin filantropik të Elvinit, i cili ka financuar mbi 400 studentë shqiptarë në Bullgari dhe Kosovë për të ndjekur studimet e tyre. Sipas Elvinit “Kam zgjedhur të investohem tek edukimi si një mënyrë sistemike dhe e qëndrueshme për të gjeneruar breza që do t’i shërbejnë së ardhmes.”
Në konferencë u diskutuan edhe tema mbi transferimin e njohurive dhe aftësive nga diaspora në atdhe. Biseda kryesore u mbajt nga Kingsley Aikins, themeluesi dhe drejtori gjeneral i Institutit të Rrjetëzimit, një organizatë me vendndodhje në Dublin, që këshillon shtete, qytete, rajone, ndërmarrje, etj. se si të zhvillojnë strategji për t’u lidhur me diasporat e tyre përmes rrjetëzimit. Krahas këtyre bisedave, u zhvilluan edhe shumë diskutime paralele dhe panele në të cilat u hodhën ide dhe pikëpamje mbi mundësitë që diaspora të tranferojë një pjesë të dijeve dhe aftësive në vendet amtare. Në këtë qasje, teknologjia dhe digjitalizimi marrin nje rëndësi të veçantë pasi lehtësojnë prezencën e diasporës përmes kontributit virtual.
Konferenca u mbyll me dy paraqitje të veçanta: njëra – diskutim mes dy kampionëve, Robin Krasniqi dhe Lorik Cana, të cilët rrëfyen rrugëtimet e tyre dhe kërkuan nga të rinjtë shqiptarë të mos heqin dorë kurrë nga ëndrrat e tyre; si dhe paraqitjes surprizë të Rita Oras, e cila në rrëfimin e saj shprehu falenderime dhe përulje ndaj komunitetit të diasporës për përkrahjen ndaj saj në fillimet e karrierës. “Unë kam qenë gjithmonë e pasionuar që të flas për rrugëtimin tim dhe Kosova është krenaria ime. Rita më tej shtoi se inspirimi dhe suksesi i saj burojnë edhe nga karakteri dhe traditat familjare shqiptare. Kur u pyet për këngën “Shine your light” video-spoti i së cilës është realizuar në Prishtinë, Rita tha se ajo ndihet e obliguar për të kontribuar për vendin dhe njerëzit e saj, dhe se gjithmonë vjen në Prishtinë dhe angazhohet që ta bëjë atë pjesë të hartës botërore për gjëra pozitive.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?