Maqedonia

Me çfarë dokumentesh duhet të votojnë qytetarët e Maqedonisë të dielën

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët e Maqedonisë së në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat mbahen këtë të diel, nuk mund të votojnë nëse kanë dokumente me afat të skaduar.

Qytetarët, të cilët janë të regjistruar në listën zgjedhore, e të cilëve afati i vlefshmërisë së dokumentit për identifikim personal u skadon mes dy rundeve, nuk mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, thuhet në njoftim.

Ndryshe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot ka filluar shpërndarjen dhe pranim-dorëzimin e materialit të besueshëm zgjedhor deri te komisionet komunale zgjedhore, përcjell albinfo.ch.

“Në pajtim me afatin zgjedhor, KSHZ-ja materialin zgjedhor e dorëzon deri te KKZ-ja më së voni në afat prej 72 orëve para ditës së zgjedhjeve, ndërsa KKZ-ja është e obliguar një ditë para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve ta dorëzojë materialin zgjedhor në këshillat zgjedhorë”, theksohet në njoftim.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet në 35 komuna.