Lajme
Çfarë biseduan Trump e Putin në telefon?
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike sot me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Biseda mes dy liderëve pritej që javën e shkuar, raporton CNN.
Telefonata, e cila është biseda e parë e njohur midis presidentëve që kur Trump mori detyrën muajin e kaluar, erdhi një ditë pasi Rusia liroi një amerikan të burgosur në vend.
Zyrtarët e administratës Trump thanë se shpresonin se shkëmbimi mund të paraqesë përpjekje të reja për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, i cili do të hyjë në vitin e tij të katërt.
Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump tha “Ne diskutuam për Ukrainën, Lindjen e Mesme, Energjinë, Inteligjencën Artificiale, fuqinë e dollarit dhe tema të tjera të ndryshme”.
Trump kishte sinjalizuar për javë të tëra dëshirën e tij për të folur me Putinin ndërsa ai punon për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.
“Ne ramë dakord të punonim së bashku duke përfshirë vizitën e kombeve të njëri-tjetrit. Ne kemi rënë gjithashtu dakord që ekipet tona përkatëse të fillojnë menjëherë negociatat dhe do të fillojmë duke telefonuar Presidentin Zelensky, të Ukrainës, për ta informuar atë për bisedën, diçka që unë do ta bëj tani”, shkroi Trump.
Kujtojmë se paraardhësi i tij, Presidenti Joe Biden, nuk kishte folur me homologun e tij rus për gati tre vjet.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor











