Kosova
Çfarë biseduan Gërvalla dhe homologun i saj turk
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka treguar se me homologun e saj turk, Hakan Fidan, ka folur për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Ajo tha se në kohën kur ka kërcënime të Serbisë ndaj Kosovës, roli i Turqisë dhe NATO-s është i rëndësishëm për garantimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin. Duke folur për paralajmërimin e bllokimit në pikat kufitare nga serbët, ajo tha se kjo vetëm dëshmon veprimet destabilizuese të Serbisë.
“Kosova mbetet e përkushtuar për partneritetin e saj me NATO-n dhe forcimin e pranisë së saj në vendin tonë si garanci e mbrojtjes dhe paqes në rajon. Ne shohim Serbinë si një rrezik për stabilitetin rajonal, kërcënimet për bllokimet sot të pikave kufitare janë vetëm dëshmi e shtuar e synimeve hegjemoniste, por edhe veprimeve konkrete provokuese dhe destabilizuese të Serbisë, të cilat shkojnë përtej kërcënimeve verbale. Sovraniteti i Kosovës nuk është i diskutueshëm, jemi të vendosur që bashkë me aleatët dhe partnerët tanë, përfshirë Turqinë, të vazhdojmë të ruajmë dhe të forcojmë paqen në Kosovë dhe më gjerë”, tha Gërvalla në konferencën e mbajtur për media bashkë me Fidan-in.
Kryediplomati turk do të pritet në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti dhe më pas edhe nga presidentja Vjosa Osmani.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?