Shkurt.ch
Çështja e vetëvrasjeve: thyhen tabutë
Një studim nacional tregon se 70% e zviceranëve janë për rritjen e masave parandaluese dhe besojnë në efektet e tyre
Çdo vit Zvicra njeh tri herë më shumë vdekje nga vetëvrasjet sesa nga aksidentet e trafikut. Statistikat janë tashmë të njohura në lidhje me këtë dukuri. Aktualisht gjërat duket të kenë ndryshuar dhe tabuja shumë e ndjeshme e vetëvrasjes po thyhet, të paktën kështu tregon studimi i ri i botuar nga platforma Lean on Me.
Studimi në fjalë pohon se 80% e zviceranëve dëshirojnë që shoqëria dhe politikanët të jenë më shumë të shqetësuar me çështjen e vetëvrasjes dhe 70% e këtyre të fundit besojnë në efektivitetin e ndërmarrjes së masave për parandalimin e kësaj dukurie.
Aktorët, shoqatat e prekura nga kjo çështje janë bashkuar rreth ankesave dhe kanë gjetur mbështetjen e popullatës. Drejtori Pro Juventute, Stephan Oetiker, vuri në dukje rëndësinë e parandalimit në këtë fushë, pas fushatës kombëtare nisur vjeshtën e shkuar lidhur me çështjen e vetëvrasjes së të rinjve. “Shumë njerëz na kanë falënderuar për këtë veprim. Ata ndjeheshin më të lehtë kur u jepej rasti të shpreheshin lirisht për vetëvrasjen. Zhvillimi i ndjeshmërisë për këtë problematikë shoqërore haset ende me disa boshllëqe në Zvicër. Dhe kjo na kushton shtrenjtë. Shumë shkolla kanë kërkuar nga ne që të flasim në klasat e tyre, por ne kemi prekur tanimë kufirin e mundësive tona financiare”.
Psikiatri Konrad Michel, ekspert i çështjeve të vetëvrasjes, përmend shembullin e Australisë si një vend që ka arritur të frenojë numrin e vetëvrasjeve falë masave e ndërmarra për parandalim. “Por, pa para, nuk mund të bëjmë asgjë! Po të kishim gjysmën e milionëve që investohen kundër SIDA-AIDS-it, jam i sigurt se do të kishim arritur të zbresim numrin e vetëvrasjeve”, ka thënë psikiatri i lartpërmendur gjatë paraqitjes së studimit të kryer nga Lean on Me në Bernë.
Këtij mendimi iu bashkua edhe Barbara Weil, sekretare e përgjithshme në Ipsilon, një iniciativë që promovon parandalimin e vetëvrasjeve në Zvicër. “Kur shohim se sa pak merr konfederata, ndërsa parlamentarët sa shumë janë të gatshëm të japin për sigurinë në rrugë, është e pabesueshme”, vlerësoi ajo.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (OFSP) është e vetëdijshme për mangësitë në fushën e vetëdijesimit në lidhje me vetëvrasjet. “Ne nuk kemi bazë ligjore për të bërë më shumë. Pa miratimin e Ligjit për parandalimin, ne nuk mund të bëjmë asgjë më shumë se bëjmë tani, do të thotë të bashkëpunojmë me kantonet në favor të projekteve konkrete”, theksoi zonja Salome von Greyerz, përgjegjëse për strategjitë dhe politikat shëndetësore.
Ligji për parandalimin është në situatë të keqe në parlament. Takimi i qershorit mund ta tërheqë atë njëherë e përgjithmonë, nëse nuk merret parasysh apeli i popullatës.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës