Kosova

Certifikohen oficerë e nënoficerë të FSK-së në kursin e gjuhës gjermane

Disa oficerë dhe nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë certifikuar në Kursin bazik të gjuhës gjermane.

Financimin e këtij kursi e ka bërë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme, Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha priti ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt.

Qëllimi i kesaj vizite ka qenë çertifikimi i oficerëve dhe nënoficerëve të FSK-së, në Kursin bazik të gjuhës gjermane.