Lajme
Certifikata false të COVID-19, edhe në Itali
Autoritetet në Itali mbyllën 17 profile online, të cilat reklamonin dhe shisnin certifikata false të COVID-19.
Policia monitoroi dhe identifikoi 9 profile private dhe 8 kanale publike, të cilat ofronin certifikata false qoftë në formatin digjital, por edhe në formën e printuar. Çmimi për një dokument të tillë varionte nga 100 në 500 euro.
Madje, ofroheshin edhe zbritje në çmim për ata që blinin disa certifikata, si opsioni i paketës familjare. Autoritetet bën me dije se në disa raste, leja e gjelbër mund të paguhej edhe me kriptovaluta.
Certifikata e rreme jeshile dyshohet se përmbante kode plotësisht të besueshme për të kaluar kontrollet nga autoritetet, madje do të ofrohej ndihmë në rast se do të shfaqeshin probleme.
Gjatë hetimit për të zbuluar certifikatat e rreme, autoritetet zbuluan se të paktën 140.000 përdorues të profileve të dyshuara.
Numri i profileve online që kërkojnë të shesin certifikata të rreme Covid është rritur së fundmi pasi qeveria italiane zgjati mandatin e certifikatës për udhëtime, shërbime dhe aktivitete argëtuese.
Certifikata, që vërteton se qytetari është vaksinuar ose testuar negativ për COVID-19, mund të lëshohet vetëm nga Ministria e Shëndetësisë dhe nuk mund të shitet online e çdo mënyrë tjetër sigurimi është e paligjshme.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor