Kuriozitete
CEO i Google: 2025 do të jetë vit kritik për kompaninë
Brenda pak ditësh, do të hyjmë në vitin 2025 dhe Google do të nisë një vit “kritik” sipas Alphabet dhe CEO të kompanisë Sundar Pichai.
Bëhet e ditur se Google përballet me mundësinë që të shesë Chrome, masë kjo e propozuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Përveç betejave në frontet rregullatore, ligjore dhe konkurruese, Google duhet të luftojë kundër kompanive tjera të teknologjisë për të parë se kush do të përfundojë si lider në Al.
Mediat e huaja raportojnë se kompania po investon para të mëdha në modelin e tij me AI të quajtur Gemini dhe së fundmi lëshoi një aplikacion Gemini për përdoruesit e iOS.
Ndërkohë, Google Search mbetet motori më i mirë i kërkimit në botë, megjithëse AI mund të jetë e ardhmja e kërkimit.
Më 18 dhjetor, Google mbajti një takim strategjik në selinë në Mountain View California për të diskutuar vitin e ardhshëm.
Disa që nuk mund të merrnin pjesë, u regjistruan virtualisht në takim.
Nga audioja e marrë nga CNBC, u kuptua se Google duhet të fokusohet në gjetjen e mënyrave për të zhbllokuar AI dhe për ta përdorur atë për të zgjidhur problemet e përdoruesve.
Sakaq, 2024 ishte një vit i vështirë për Google.
Në gusht, një gjykatës federal vendosi se kompania ka një monopol në kërkim.
Në një rast tjetër, Google u akuzua nga DD për dominim të paligjshëm të teknologjisë së reklamave në internet.
Tani pret vendimin e gjyqtarit për atë rast.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












