Shkurt.ch

Centralet atomike kanë nevojë për ndërhyrje

Te centrali bërthamor Mühleberg dhe ai Beznau, është konstatuar mungesë sigurie nga tërmetet dhe vërshimi

Sipas deklarimit të drejtorit të Inspektorati Federal për Sigurinë Nukleare (Ensi), Hans Wanner, të bërë në një konferencë për medie, të mbajtur sot në Brugg, 5 centrale bërthamore aktualisht mund të vazhdojnë punën. Ky konstatim është bërë në bazë të një vlerësimi që ka bërë Ensi lidhur me sigurinë bërthamore.

Sipas tij, nuk kërcënon ndonjë rrezik akut, mirëpo testimi megjithatë ka bërë me dije se ekzistojnë edhe pika të dobëta, si depozitimi i materialeve ndezëse, ka thënë Wanner. Në rastet e centralit bërthamor Mühleberg dhe të atij Beznau, ku ftohja bëhet me ujët e lumit, është konstatuar se nuk ka mbrojtje të mjaftueshme nga tërmetet dhe vërshimi.

Për të evituar mangësitë, udhëheqësit e centraleve janë të detyruar që deri më 31 gusht të ofrojnë propozimet për përmirësimin e sigurisë së punës.