Lifestyle

Celine Dion, në turne muzikor këtë vit

Këngëtarja e muzikës pop, Celine Dion, e ka konfirmuar turneun botëror dhe albumin e ri të quajtur “Courage”, për të cilin ajo tha se ishte frymëzuar nga jeta pas vdekjes së burrit të saj.

Dion, 51 vjeçe, e dha lajmin në një shfaqje në Los Angeles, që u transmetua live në Facebook dhe u shikua nga shumë fansa në mbarë botën.

Këngëtarja francezo-kanadeze, më së shumti e njohur për këngën e filmit “Titanik”, “My Heart Will Go On”, ka përformuar me ndërprerje që nga viti 2003.

“Mendoj se është koha për një ndryshim”, tha ajo.  Turneu “Courage”, i pari i saj në Shtetet e Bashkuara në 10 vjet, do të fillojë në Quebec të Kanadasë në shtator, e më pas edhe në disa qytete amerikane.

Ajo gjithashtu performoi në Azi dhe Australi në 2018-ën. Albumi i saj i fundit në gjuhën angleze “Loved Me Back to Life”, u lansua në vitin 2013, derisa në vitin 2016 ajo publikoi albumin “Encore un Soir” në frëngjisht.