Lajme
Çekia nga e mërkura vendos kontrolle në kufi me Sllovakinë
Republika Çeke do të vendosë kontrolle përgjatë kufirit të saj me Sllovakinë në përgjigje të një rritjeje të emigrantëve të parregullt që hyjnë në Bashkimin Evropian, njoftoi sot kryeministri Petr Fiala.
Masat e reja të përkohshme, në të cilat personat që kalojnë kufirin prej 250 kilometrash do t’i nënshtrohen kontrolleve të rastësishme, do të hyjnë në fuqi herët të mërkurën.
”Ne nuk po e marrim lehtë këtë dhe po reagojmë me shpejtësi ndaj situatës që është krijuar”, tha Fiala, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Ai e përshkroi masën si veprim për të luftuar trafikantët e njerëzve.
Të dy shtetet janë anëtarë të zonës së udhëtimit të lirë Schengen që përfshin pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian dhe disa vende të tjera.
Rregullat e Schengenit lejojnë vendosjen e përkohshme të kontrolleve kufitare.
Në Gjermani, Ministrja e Brendshme Nancy Faeser javën e kaluar njoftoi “kontrolle shtesë fleksibël në rrugët e trafikimit në kufirin me Poloninë dhe Republikën Çeke”.
Polonia ka vendosur kontrolle më të rrepta përgjatë kufirit të saj me Sllovakinë, me arsyetimin se emigrantët po arrijnë në territorin e BE-së përmes rrugës ballkanike
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar