Kosova
Çekia mbështet anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL
Në vizitë dyditore në Pragë, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka filluar takimet me delegacionet më të larta shtetërore të Çekisë.
Mikpritje e ngrohtë nga ministri i Jashtëm i Çekisë, Tomas Petricek, një mik i Kosovës dhe përkrahës i proceseve integruese të Republikës së Kosovës u realizua në ambientet e këtij institucioni.
Në takim u bisedua për thellimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ndërtimin e një partneriteti gjithëpërfshirës, në të gjitha fushat me theks në zhvillimin ekonomik dhe të investimeve. Ministri Pacolli, ndër të tjera ngriti çështjen e zhvillimit të Kosovës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mënyrat e bashkëpunimit për të ndërtuar të ardhmen në BE.
Ministri Petricek përshëndeti të arriturat e Republikës së Kosovës dhe u zotua për mbështetjen e shtetit të Kosovës në proceset e saj demokratike dhe të konsolidimit ndërkombëtar. Gjithashtu mirëpriti dhe mbështeti punën e bërë në përmbushjen e të gjitha kritereve të përcaktuara për Kosovën në liberalizim të vizave”, thuhet në njoftimin për media.
Petricek tha se Çekia do ta mbështesë Kosovën në anëtarësimin e saj në INTERPOL, siç ka bërë edhe në të kaluarën.
Në fund, dy ministrat u pajtuan për thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat. Ministri Pacolli ftoi për vizitë zyrtare në Kosovë ministrin Petricek, që së bashku të shohin përparimet dhe progreset e mëdha të bëra ndër vite.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch