Bota
Çekia dhe Sllovakia, një dekadë në BE me rroga të vogla
Rroga mesatare mujore bruto në Republikën Çeke në tremujorin e parë të këtij viti ka arritur 904 €, ndërsa në Sllovaki ishte vetëm 839 €

Ringjallja ekonomike në Republikën Çeke dhe në Sllovaki ka nxitur rritjen e të ardhurave, të cilat edhe pas 10 vjetëve nga hyrja në Bashkimin Evropian janë ende mjaft të ulëta në krahasim me standardet e BE-së.
Rroga mesatare mujore bruto në Republikën Çeke në tremujorin e parë të këtij viti ka arritur, sipas Entit Shtetëror të Statistikës, 904 €, ndërsa në Sllovaki ishte vetëm 839 €.
Rritja reale në pagën mesatare në Republikën Çeke në tremujorin e parë ishte 2.1 për qind, edhe pse analistët në bazë të treguesve ekonomikë dhe makroekonomikë pritnin rritje pak më të madhe, prej rreth 2.9 për qind.
“Ekonomia çeke regjistroi rritjen më të shpejtë në tetë vjetët e fundit, uljen e papunësisë dhe pagat mbeten të izoluara në këtë trend pozitiv”, tha ekonomisti çek Jan Fuçi.
Në Sllovakinë fqinje të ardhurat mesatare bruto në tremujorin e parë arritën në 839 €, me pagat më të larta në sektorin financiar dhe të sigurimit 1713 dhe më të ulëtat në hotelieri dhe ndërtimtari 484 deri 577 €.
E-Diaspora
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran Është arrestuar autori i dyshuar, një 41-vjeçar zviceran....
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
-
Mbrëmja Filantropike “Save a Life” rikthehet me edicionin e 7-të në Cyrih
-
Detaje të reja rreth plagosjes së shqiptarës në Mynih
Jeta në Zvicër
-
SBB vë në qarkullim 1600 trena shtesë për ngjarje të veçanta Rreth 1600 trena shtesë zviceranë do të qarkullojnë në vitin 2025, dy herë më shumë se...
-
Banorët e Vaud-it në shënjestër të faturave tatimore false
-
Trump ndryshon mendje për tarifat, Zvicra po përdor aftësinë e saj për një marrëveshje
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave