Financa
CEFTA: Menaxhimi i mangësive
Në marrëdhëniet ndërkombëtare për tregti të jashtme kuptohet shkëmbimi i mallrave, shërbimeve dhe kapitalit përmes kufijve ndërkombëtarë, pra përtej kufijve të shtetit. Importi i mallrave nga Republika e Kosovës në Serbi dhe në Bosnjë e Hercegovinë diskriminohet dhe derisa Republika e Kosovës ka importuar mallra nga këto dy vende, në anën tjetër, Republika e Kosovës ka mundur vetëm në një masë shumë të vogël të eksportojë në këto dy shtete. Pra, tregtia e jashtme mund të thuhet që ishte një rrugë njëkahëshe dhe jo për arsye ekonomike, por për arsye politike të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Marrëveshja e CEFTA-s, e cila duhej ta rregullonte këtë tregti të jashtme, është vetëm një ‚tigër letre‘ (pra më shumë në dukje se sa në realitet) që nuk është në gjendje t’i ndjekë në mënyrë efiçiente interesat e Republikës së Kosovës.
Ndërmarrjet tregtare, të cilat janë pjesëmarrëse në tregun ndërkombëtar, janë të varura nga rregulla të besueshme dhe, edhe në këtë pikë marrëveshja e CEFTA-s ka mangësi. Për këtë arsye Qeveria e Republikës së Kosovës duhet t’i ofrojë përmes një menaxhimi në mangësive të marrëveshjes së CEFTA-s tregtisë ndërkombëtare një instrument, i cili u sjell ndërmarrjeve siguri juridike dhe tregtare.
Në historinë e të drejtës ndërkombëtare në mënyrë të përsëritur është përdorur instrumenti i „Doktrinës“. Një doktrinë (nga latinishjta, ‚mësim‘) është një sistem i udhëzimeve politike të një qeverie. Doktrina e formuluar nga një qeveri normalisht nuk është një dokument i së drejtës ndërkombëtare, por në raport me të drejtën ndërkombëtare mund të ketë ndikim të konsiderueshëm.
Kështu, për shembull, „Doktrina-Monroe“ nga viti 1823 përcaktoi politikën e jashtme të SHBA-së me moton „Amerika e amerikanëve“, d.m.th. SHBA-ja nuk toleron që fuçitë europiane të ndërhyjnë në SHBA dhe, në anën tjetër, SHBA-ja heq dorë të ndërhyjë në Europë. Ose Republika e Gjermanisë përcaktoi në vitin 1955 me „Doktrinën Hallstein“ që lidhja e marrëdhënieve diplomatike me DDR-in shihet si një akt jomiqësor. Ose me „Doktrinën Breschnew“ nga viti 1968, ku Bashkimi Sovjetik sovranitetin e shteteve socialiste e shihte të kufizuar. Pra, secila doktrinë e rregullonte sjelljen në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Qeveria e Republikës së Kosovës para pak kohësh ka marrë një vendim për ta rritur taksën doganore në 100% për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Kjo masë nga ana e qeverisë ka çuar në reagime të ndryshme në mbarë botën. Jo gjithkund u kuptua pse është marrë kjo masë. Ky moskuptim mund të çojë në pasiguri te ndërmarrjet ndërkombëtare, pasi që këto ndërmarrje nuk janë të informuara mjaftueshëm për diskriminimin e eksportit të Republikës së Kosovës nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Këto pasiguri mund të ndikojë negativisht në tregtinë e jashtme.
Por Republika e Kosovës në tregtinë ndërkombëtare është partner shumë i besueshëm. Vetëm që duhet të komunikohen ndërkombëtarisht rregullat e kësaj besueshmërie. Këtu Republika e Kosovës duhet ta marrë një shembull nga SHBA-ja ose Gjermania, të cilat me doktrinat e lartpërmendura definuan rregullat e politikës së jashtme dhe këto doktrina i bën publike në marrëdhënie ndërkombëtare. Kështu, për shembull, në rastin aktual mund të ndihmonte një formulim i një „Fair Trade and Friendly Relations Doctrine“ (doktrina tregti fer/e drejtë dhe marrëdhënie miqësore) që të vendosen rregullat e lojës të Republikës së Kosovës, të cilat vlejnë për tregtinë e jashtme, dhe në këtë mënyrë të krijojë siguri juridike dhe të kompensojë mangësitë e marrëveshjes së CEFTA-s. Pra, kështu bëhet më e qartë që Republika e Kosovës është partner shumë i besueshëm për vendet që e respektojnë si shtet dhe kanë marrëdhënie miqësore.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch