Kosova
Cédric Wermuth: Unë pres që Zvicra dhe Evropa të jenë shumë të qarta me Vuçiçin
Mjaft më me ndërhyrjen në të drejtën e Republikës së Kosovës për vetëvendosje. Kosova është shtet i pavarur, pranojeni. Stop nxitjes së dhunës dhe urrejtjes
Lajmi i djeshëm mbi mbrojtjen policore në te cilën ndodhet Dick Marty dhe deklarata e tij për kërcënimin nga shërbimet serbe, ka bërë jehonë në mediat dhe në skenën politike zvicerane.
Lidhur me këtë ka reaguar bashkëkryetari i Partisë Socialdemokrate, politikani i njohur, Cédric Wermuth, shkruan albinfo.ch. Deputeti në Dhomën e Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës është po ashtu bashkëkryetar i Grupit të Miqësisë Zvicër-Kosovë në Parlamentin e Zvicrës dhe njihet si mik i shqiptarëve.
Në vazhdim, reagimi i tij lidhur me lajmin e përmendur.
“E di që ka shumë kritika ndaj Dick Marty edhe në Kosovë. Mund të kemi mendime të ndryshme rreth rezultateve të hetimeve të tij. Punën e tij e kam mbrojtur gjithmonë sepse e njoh nga Zvicra si një person shumë të pasionuar pas drejtësisë. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë. Por ajo që është e papranueshme është kjo: Shteti serb tentoi ta vriste Martin dhe të fajësonte ish luftëtarët e UÇK-së.
Presidenti Vuçiq po përpiqet agresivisht të mbjellur urrejtjen dhe dhunën në rajon si dhe ta ndajë Kosovën nga Evropa. Më lejoni të jem shumë i qartë: Ne nuk do ta lejojmë këtë. Unë pres që qeveria zvicerane dhe Evropa të jenë shumë të qarta me Vuçiçin:
Mjaft më me ndërhyrjen në të drejtën e Republikës së Kosovës për vetëvendosje. Kosova është shtet i pavarur, pranojeni. Stop nxitjes së dhunës dhe urrejtjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën