Kosova
Wermuth përshëndet heqjen e vizave për Kosovën: Një hap i vonuar
"Janë të pakuptueshme reagimet negative nga eksponentë të FDP-së, shprehet Wermuth për albinfo.ch. Ata tregojnë një indiferencë tronditëse ndaj komunitetit shqiptaro-kosovar në Zvicër dhe fare pak vetëdije për rrethanat historike"

Pak ditë pas heqjes së regjimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian, politikani i njohur zviceran, Cédric Wermuth, bashkëkryetar i Partisë Socialdemokrate (SP) dhe bashkëkryetar i Grupit të Miqësisë Zvicër – Kosovë në Parlamentin e Zvicrës jep ekskluzivisht për albinfo.ch një prononcim ku ai e përshëndet këtë hap.
Prononcimi i tij vjen pas deklarimit skandaloz të koleges së tij, bashkëkryetares së grupit të përmendur, Doris Fiala, e cila për habi të të gjithëve, shprehet kundër heqjes së regjimit të vizave për Kosovën!
Në vazhdim, deklarata e politikanit të njohur dhe mikut të dëshmuar të shqiptarëve, Cédric Wermuth dhënë albinfo.ch.
Heqja e vizave për qytetarët nga Kosova nuk është asgjë tjetër veçse një e drejtë. Së pari, Kosova ka kohë që i ka plotësuar të gjitha kushtet, kështu që hapi ishte i vonuar. Së dyti, ky është një lehtësim i madh për njerëzit me familjarë në Kosovë. Së treti, kjo do ta lidhë Kosovën më mirë me Evropën.
Jo vetëm që udhëtimi për kosovarët do të jetë më i lehtë, por do të lehtësohet edhe ndërtimi i marrëdhënieve ekonomike me pjesën tjetër të Evropës. Kjo është thelbësore për të ardhmen e vendit dhe rinisë së tij.
Për mua janë të pakuptueshme reagimet negative nga eksponentë të FDP-së, shprehet Wermuth për albinfo.ch. Ata tregojnë një indiferencë tronditëse ndaj komunitetit kosovar në Zvicër dhe fare pak vetëdije për rrethanat historike.
Në fakt, Kosova ishte vendi i fundit të cilit iu refuzua liberalizimi i vizave. Ky ishte thjesht diskriminim i pajustifikueshëm në raport me të gjitha shtetet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Fakti që njerëzit tani po përpiqen të ngjallin frikë është një fushatë “me çmim të ulët” zgjedhore – edhe një herë në kurriz të emigrantëve.
Partia Socialdemokrate e Zvicrës qëndron qartë në mbështetje të këtij hapi dhe shpreson se institucionet evropiane tani do ta përshpejtojnë integrimin e Kosovës në të gjitha nivelet, përfundon deklarata e politikanit Cédric Wermuth, dhënë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bardhyl Coli emërohet drejtor i ri i hotelit prestigjioz në Zvicër Bardhyl Coli, hotelieri shqiptarozviceran, do të marrë përsipër detyrën e drejtorit të hotelit superior me katër...
-
Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan
-
Vota e Diasporës: Një çelës për të ardhmen demokratike të Shqipërisë
-
Drita Cacaj, kandidate për deputete në Këshillin e Vjenës
-
Ambasada e Kosovës në Londër shfaqi dokumentarin “Return to Kosovo”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Skuteri po ecte me shpejtësi mbi 125 km/orë, arrestohet shoferi Brenda një jave, policia në kantonin Valais ndaloi dy skuterë elektrikë të aftë për shpejtësi mbi...
-
Detajet e traktateve të reja të Zvicrës me BE-në mbahen sekret
-
Mungesa e strehimit në Cyrih: Të rinjtë me të ardhura të larta po “zhvendosin” qiramarrësit e varfër dhe të moshuar
-
Debat për taksën kombëtare mbi pasurinë në Zvicër
-
Bardhyl Coli emërohet drejtor i ri i hotelit prestigjioz në Zvicër