Lajme
CDU dhe CSU shpallin të hënën emrat për kabinetin e ri qeveritar
Pak më shumë se një javë para zgjedhjes së planifikuar të Friedrich Merz si Kancelar, Unioni CDU/CSU do të paraqesë të hënën emrat për postet ministrore. Krahas kësaj, CDU pritet të miratojë zyrtarisht marrëveshjen e re të koalicionit në një konferencë të vogël partie, pasi CSU e kishte aprovuar dokumentin në fillim të këtij muaji, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Sipas marrëveshjes së arritur me partnerët e koalicionit, CDU dhe SPD do të kenë nga shtatë ministri secila, ndërsa CSU do të mbajë tri poste ministrore nga gjithsej 17.
Raportime të pakonfirmuara të mediave sugjerojnë se Johann Wadephul nga CDU do të emërohet Ministër i Jashtëm, ndërsa ish-deputetja e CDU-së, Katherina Reiche, pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë. Karin Prien nga Schleswig-Holstein është përmendur si kandidate për Ministre të Arsimit.
Nga ana tjetër, politikani i CSU-së, Alexander Dobrindt, pritet të marrë postin e Ministrit të Brendshëm, duke u bërë përgjegjës për çështjet e imigracionit dhe sigurisë së brendshme. Nina Warken nga Baden-Württemberg mund të emërohet Ministre e Shëndetësisë, ndërsa Thorsten Frei, kreu i grupit parlamentar të Unionit, përflitet si drejtuesi i ardhshëm i Kancelarisë.
Duke folur për programin Berlin Direkt të ZDF, Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann, nuk konfirmoi as nuk mohoi këto spekulime. “Do ta mësoni nesër në mëngjes,” deklaroi ai, duke lënë të hapura pritshmëritë deri në njoftimin zyrtar, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











